Loading...

Përleshje mes inspektorëve në Tetovë, sulmohet edhe Prokurori

7CD40382-B23F-4006-B57D-AB7AC5ADFC9A.jpeg

Një inspektor i policisë së Tetovës me iniciale M.D., mbrëmë rreth orës 24:00 bashkë me një shok të tij, që në duar ka pasur edhe një thikë, fizikisht ka sulmuar kolegun e tij D.A, duke u përleshur madje edhe fizikisht. Deri tek përleshja mes kolegëve ka ardhur pasi inspektori, M.D., në gjendje të dehur ka shkuar tek shtëpia e një personi civil duke bërtitur që “do i vrasë të gjithë”, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Shkaku i sulmit të personit fizik, në shtëpinë e tij pa urdhër bastisjeje apo urdhër arresti, ka qenë involvimi i djalit të inspektorit M.D., në disa raste që i siguron kompania e personit T.Z..

Në momentin kur pronari i shtëpisë T.Z, hap derën, inspektori M.D, fillon ta sulmojë atë, ndërsa në tentim për ta ndërprerë sulmin nga ana e kolegut të tij D.A., inspektori M.D, e sulmon edhe kolegun e tij. Në sulmin verbal ka marrë pjesë edhe një shok i inspektorit M.D., i cili me thikë ka sulmuar pronarin e shtëpisë. Pas zënkës, nga personi fizik që është sulmuar në shtëpinë e tij, thirret policia dhe personat e përleshur shkojnë në spitalin klinik të Tetovës për kurim të plagëve të marra gjatë përleshjes. Në repartin e kirurgjisë në spital është thirrur edhe Prokuroria, por, me të arritur Prokuroria, sherri plas sërish, kësaj radhe duke e sulmuar prokuroren që ka qenë në detyrë, duke e kërcënuar atë me jetë, pas çka, Prokuroria e Tetovës jep urdhër arresti, ndërsa lënda është trajtuar nga ana e Prokurorisë si tentim për vrasje dhe sulm ndaj personit zyrtar. Pas këtij rasti, janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim inspektori M.D., shoku i tij Z.A, me të cilin paraprakisht kanë konsumuar alkool në një nga lokalet e Tetovës, dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet por që është takuar në vendngjarje në Spitalin Klinik të Tetovës.

Raportohet se, inspektorët në fjalë, M.D., D.A., dhe shoku i të parit të përmendur Z.A, që është i njohur për opinionin si anëtar i grupit të tifozëve Vojvoda, paraprakisht kanë konsumuar alkool në një lokal në Tetovë dhe ngjarja ka filluar pas konsumimit të alkoolit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media