Përleshje në Bit Pazar, tifozët e Vardarit sulmuan kalimtarët – VIDEO

0-25.jpg

Një përleshje mes dhjetëra personave ka ndodhur para disa minutave në afërti të Bit Pazarit. Bëhet fjalë për tifozë të klubit të Vardarit të cilët kanë qenë duke u kthyer nga ndeshja që ekipi i tyre e zhvilloi kundër Real Sosiedatit në kuadër të Ligës së Europës.

Dëshmitarë okularë thonë se në momentin kur në autobusin me numër 50 kanë tentuar të hynë disa udhëtarë shqiptarë, grupi i tifozëve që ka qenë në autobus, nuk i ka lejuar por i ka sulmuar. Përpos kësaj, janë sulmuar edhe persona tjerë dhe është demoluar një autobus i linjës numër 20.

Komentet
Loading...
Top