Loading...

Përpjekja për rindërtimin e Notre-Dame tërheq rreth 1 miliard dollarë

smoke-billows-as-flames-burn-through-the-roof-of-the-notre-news-photo-1137448765-1555381818.jpg

Paratë nuk do të mungojnë për rindërtimin e katedrales së Notre-Dame me më shumë se 800 milionë euro (920 milionë dollarë) të premtuara tashmë, tha ministri francez i Kulturës Franck Riester në televizionin France2. Buxheti vjetor normal për restaurimin e monumenteve kombëtare franceze është rreth 300 milionë euro, bëri me dije ai.

Prioritet i menjëhershëm është sigurimi i kupolës së Notre Dame, e cila ka një vrimë të hapur në mes pasi u rrëzua gjatë zjarrit të së hënës së natës. Hapa të tjerë të menjëhershëm janë heqja e statujave të shkrira që peshojnë në pjesët e brishta të strukturës së jashtme.

Donacionet mund të bëhen përmes www.rebatirnotredamedeparis.fr, që ka lidhje me katër organizata të miratuara, tha Riester. Individë dhe kompani të pasura tashmë kanë premtuar qindra miliona euro për projektin.

Presidenti Emmanuel Macron tha të martën se katedralja do të rindërtohet në pesë vjet. “Është një ambicie e këndshme”, tha Riester. “Ne do të mobilizojmë të gjitha njohuritë tona, të gjitha donacionet”. Ai tha se ishte shumë herët për të folur rreth asaj se si do të restaurohej katedralja dhe me çfarë materiali dhe teknikash do përdoreshin.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media