Përse hesht Sajmir Tahiri?

0-80.jpg

Që nga 1 nëntori kur u kap një makinë me 863 mijë euro dhe dy patentat e tij, ish-ministri Tahiri nuk ka folur më publikisht.

Nuk ka sqaruar çfarë lidhje ka me Orest Sotën, që ndërtoi komisariatin, ku Tahiri është deputet? Si ndodhi që patentat e tij ndodheshin në makinën e Sotës? Pse nuk e deklaron Tahiri që 863 mijë eurot s’kanë lidhje me të?

Ndërkohë që ka 7 ditë që opinioni publik pret përgjigje, Tahiri hesht.

Dy javë më parë, Tahiri doli gjithandej dhe dha dy konferenca shtypi për të mohuar lidhjen me Habilajt.

Por jo vetëm Tahiri s’ka sqaruar asgjë, por edhe Partia Socialiste preferon të flasë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës se sa për ish-ministrin e vet.

Mjafton për një parti fakti që ky nuk është i tyri, ndërkohë që deklarojnë masa për ata që ujisin bahçet pa paguar ujin?

Sa më gjatë zgjat heshtja, ajo s’e mbron as Tahirin dhe as Partinë Socialiste.

Komentet
Top