Loading...

Pink, nderohet për muzikën e saj

02.png

Ylli i muzikës Pink, është shpërblyer për arritjet e saj të jashtëzakonshme në fushën e krijimtarisë muzikore dhe ndikimin në kulturën e muzikës pop, por edhe në industrinë e argëtimit, në ceremoninë e 63-të të çmimeve “The Broadcast Music, Inc”. Me këtë rast, asaj i është ndarë çmimi “President’s Awards”, në ceremoninë e zhvilluar në Los Anxhelos.

Me këtë rast, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, ka interpretuar në duet me këngëtarin Billy Man. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe burri i saj Carey Hart, i cili në “Instagram” ka postuar një video nga kjo ceremoni duke shkruar:

“Gruaja ime e ‘keqe’ ka fituar çmimin presidencial sonte. Edhe interpretimi i saj ishte i jashtëzakonshëm si gjithnjë. Jam krenare me ty shpirt, e ke merituar”. Ndër fituesit tjerë ishin edhe John Legend, Taylor Swift, Ed Sheeran, Avicii, Benny Blanco, Iggy Azalea, “Maroon 5”, Noel Zancanella dhe Demi Lovato.

Komentet

Leave a Reply

Top