Pique: “U ndjeva inferior përballë Real Madridit, nuk jemi skuadra më e mirë, na shkateruan psiqikisht”

Gerard-Pique-dhe-Javier-Mascheran.jpg

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se skuadra e tij nuk është më e mira për momentin, duke shtuar se për herë të parë është ndier inferior përballë Real Madridit.

Mbretërit fituan në Superkupë të Spanjës me rezultat të përgjithshëm 5-1, duke treguar nivel më të lartë se Barcelona.

“Sezoni është i gjatë dhe ka vend për përmirësime”.

“Por në nëntë vite, kjo është hera e parë që jam ndier inferior përballë Madridit, ata na shkateruan psiqikisht ”.

“Është e vërtet që e kanë fituar Ligën e Kampionëve sezonin shkuar, por ne ishim këtu para se të fitonin dhe i mposhtëm”.
“Nuk jemi ekipi më i mirë në këtë moment. Duhet sa më shpejtë të fillojmë dhe të shikojmë përpara”, ka thënë Pique.

Komentet
Loading...
Top