Pjesëmarrja e të rinjve në arsim dhe në tregun e punës

donik.jpg

Shkruan: Donika Bakiu Për: ShqipMedia

Në moshën 15-vjeçare, gati 100% e popullsisë në gjithë vendet e Botës  janë ende në shkollë ose sapo e kanë filluar shkollimin e mësëm. Ndërsa të tjerët që kanë moshë 18 -19 vjeç fillojnë shkollimin universitar . Kjo fazë e jetës shënon një periudhë me përvoja dhe ngjarje të rëndësishme, sidomos ato në lidhje me përfundimin e shkollimit, tranzicionin nga shkolla në tregun e punës  etj. Sjellja dhe vendimet e përfshira në këto përvoja dhe ngjarje shpesh paraqesin sfida për të rinjtë, në aspektin social, ekonomik dhe emocional. Njëkohësisht, këto zgjedhje në jetë i vendosin të rinjtë në pozicionin e agjentit kryesor të ndryshimit social.Problemi për vendet e punës fillon pasi mbarojnë shkollimin universitar , por kemi më shumë të papunë se sa të punësuar . Ritmi i daljes nga arsimi nuk është identik me ritmin e hyrjes në tregun e punës, pasi disa njerëz janë në arsim dhe në tregun e punës në të njëjtën kohë, ndërsa të tjerët largohen nga arsimi dhe qëndrojnë jashtë tregut të punës sepse nuk arrijnë të gjejnë punë.Për disa të rinj, punësimi është në varësi të arsimit, për shembull, në rastin e një studenti që punon vetëm disa orë në javë. Të tjerët janë të punësuar dhe janë vetëm pak në arsim, p.sh. dikush që është i punësuar por ka trajnim  profesional ose që studion pas punës për t’u kualifikuar për një diplomë. Arsimi dhe puna mund të zhvillohen në kohë të ndryshme të vitit ( punojnë pas orëve mësimore )  ose paralelisht (p.sh. studentët që punojnë gjatë fundjavave ose në mbrëmje pas orëve). Aktivitete tjera mund të llogariten praktikat që bëjmë në universitet ; kompani të ndryshme trajnime të ndryshme që ofrohen disa janë me pagesë e disa pa pagesë . Kushtet e jetesës lidhen me shumë aspekte të jetës. Stili i jetës dhe kushtet e jetesës janë fusha thelbësore për të kuptuar specifikat dhe kulturën e të rinjve, kushtet konkrete sociale të ekzistencës .Shumica e të rinjve të papunë janë të arsimuar .  Ka gjithashtu të rinj që janë të  punësuar gjatë shkollimit universitar shpesh në programin puno dhe studio që e jep këtë mundësi UEJL gjatë studimeve në këtë universitet jepet mundësi për një grup studentësh të punojnë zakonisht në bibliotekat që ofron ky universitet por ka  edhe nga ata të rinjve që  punojnë në  kafene , kozmetika  etj. Gjatë ciklit të jetës, moshat e reja zakonisht përfundojnë arsimin, por shumë prej tyre në të njëjtën kohë punësohen dhe krijojnë karrierë profesionale kurse një numër mjaft i madh i studentëve që diplomohen nuk arrijnë punësim menjëherë . Megjithatë të rinjtë janë goditur veçanërisht shumë nga pasojat e krizës financiare dhe ekonomike .Për të rinjtë duhet të ofrohen mundësi më të shumta dhe të barabarta punësimi  para dhe pas studimeve universitare . Ne meritojmë më shumë !

Komentet
Loading...
Top