Plagoset doktori nga Sllupçani përpara Klinikës së Toksikologjisë në Shkup

Klinika-Shkup-696x480-660x330.jpg

Një mjek i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup, me inicialet N.Z. (48) vjeçar nga f. Sllupçan, rajoni i Kumanovës, mbrëmë është plagosur me thikë në ambientet e klinikës. Jozyrtarisht mësohet se sulmuesi e ka pritur mjekun përpara Klinikës dhe aty e ka goditur dy herë me thikë. Sipas informatave të para nga Ministria e Shëndetësisë, gjendja shëndetësore e mjekut është stabile, dhe po vazhdon të kurohet në Qendrën Urgjente Kirurgjike. Nga informacionet paraprake mësohet se arsyeja e sulmit ka qenë për arsye personale dhe jo profesionale. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë në kontakt me MPB-në për ta zbardhur rastin, ndërkaq policia po punon për gjetjen e autorit.

Komentet
Top