Loading...

Plani amerikano-izraelit ”Lindja e Afërt e madhe”

1526251324185.jpg.832x569_q80_box-180749433_upscale.jpg

Lindja e Afërt si emërtim terminologjik, në politikën bashkëkohore dhe në shkencë shpesh është barazuar me termin e Lindjes së Mesme(Middle East), sinonim ky është për një rajon më heterogjen dhe politikisht më konfliktuoz në botën bashkëkohore. Kufijtë e Lindjes së Afërt shumë dobët janë definuar dhe shpesh janë shfrytëzuar arbitrarisht, pasi që akoma nuk ekzistojnë qëndrimet e harmonizuara se cilat shtete e përbëjnë këtë rajon. Politokologja Mirjana Kasapoviq në fjalorin politikologjik tërheq vërejtjen në kontraverset e mundshme tek përdorimi i termëve dhe definomi i rajoneve, veçanërisht thekson dallimin në mes emërtimit anglosaksonik të rajonit të Lindjes së Mesme(Middle East) dhe traditës kontinentale evropiane e cila zakonisht përdor termin Lindja e Afërt (Near East) për hapësirën e cila në kuptim politik dhe fizik është shumë afër Evropës. Kasapoviqi konsideron se rajoni në mënyrë burimore përfshin nëntë entitete: Egjiptin, Irakun, Iranin, Jordaninë, Libanin, Sirinë, Turqinë dhe Palestinën, të cilët përbëjnë bërthamën e rajonit(core area) apo Lindjen e Afërt në kuptim të ngushtë, gjersa shtete tjera anësore(fringe areas) përbëjnë Lindjen e Afërt në kuptim të gjerë apo të ashtuquajturën “Lindja e Afërt e Madhe”.

Gjer në Luftën e parë botërore termi është përdorur për shënimin e kufijve juglindore të Evropës, atëherë fuqi koloniale, dhe se në atë aspekt mund të konsiderohet ” degë terminologjike e kolonializmit klasik evropian”. Në rast se përkujtojmë pikërisht në rrënojat e Perandorisë Osmane në vitin 1916 me marrëveshjen sekrete Sykes-Picot, janë vizatuar kufijtë dhe zonat e reja të interesit të Lindje së Afërt në përputhje me interesat e fuqive koloniale të Britanisë së Madhe dhe Francës.

Megjithatë, arkitekturën e rajonit të vendosur gjatë shek. XX-të po e cenon plani amerikano-izraelit për krijimin e Lindjes së Afërt të Madhe( The Greater Middle East) i cili gjatë viteve të nëntëdhjeta të shek. XX-të, posaçërisht është përpiluar në kuadër të Projektit për shekullin e ri amerikan(Project for the New American Century). Qëllimet më të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike janë prezantuar në dokumentet e PNAC-së, të cilën më vonë a ka miratuar administrata e George Bushit të ri, duke përfshirë ruajtjen e dominimit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe zotërimi i rajoneve kyçe të botës: Evroazisë, Mesdheut, Lindje së Afërt, Gjirit Persik dhe Azisë juglindore për shkak të vendosjes së mbikëqyrjes mbi resurset energjetike.

Pikërisht në dokumentin Rebulidin Americas Defenses: Strategy, Forces and Resources For a New Century, A Report of the Project for The New Ameriacan Centyrym september 2000, të ekspozuar pikërisht para sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 11 shtator 2001, shihet fillimi i doktrinës së re amerikane të luftimit preventiv dhe rrëzimit të regjimeve të padëgjueshme. Raporti më tej bëhet pjesë integrale e Strategjisë kombëtare të sigurisë( Grand Strategy,2002), dhe me këtë edhe shërbeu si model i politikës së jashtme të SHBA-ve në të cilin lufta kundër terrorizmit bëhet përpjekja globale të afatit të pacaktuar. Sipas strategjisë doktrina e sulmit preventiv përfshin të gjitha ato aktivitete me të cilat sot përballemi: nga sanksionet politike dhe ekonomike, ndihmë opozitës dhe ndërmarrja e operacioneve ushtarake të cilët mund të kenë karakter të intervenimit unilateral me qëllim të rrënimit të regjimeve të padëgjueshme.

Strategjia amerikane të ridizajnimit të Lindjes së Afërt nënkupton fragmentarizimi(copëtimin) e rajonit, dobësimi dhe shkatërrimi i shteteve të mëdha arabe, që do të thotë, krijim të kaosit konstruktiv dhe formimi i jostabilitetit nga Libani, Siria, Iraku, Gjiri Persik, Irani, Afganistani, gjer te Kina. Në vizionin amerikan Lindja e Madhe të Afërt shtrihet nga Maroko e Mauritania gjer te Afganistani dhe Pakistani,në veri tek Turqia, gjersa i vetmi shtet jomysliman është Izraeli. Por, ridizajnimi i rajonit bazohet në dokumentet e mëparshme të përgatitura në Izrael. Në të vërtetë, që nga viti 1982, “plani i Jinonit” ose”Strategjia për Izrael”, është publikuar në revistën hebrenje Kivunim në të cilin në mënyrë të qartë është definuar qëllimi i përhershëm i Izraelit, ballkanizmi i shteteve arabe dhe myslimane, shndrimi i tyre në mini shtete të vogla sektare. Egjipti, Libani, Siria, dhe Iraku janë të shënuar si kandidatët kryesor. Në atë kontekst dobësimi i Libanit fqinjë, inkurajimi i tensioneve në mes popullatës myslimane dhe krishtere ashtu që hapësira në jug të lumit Litani të dorëzohet Izraelit, është nënvizuar si qëllim në dokumentin”A Clean Break: A New Strategy for Securing the Realm” nga viti 1996. Çdo dokument në mënyrë të qartë bën ftesë në neutralizimin, gjegjësisht shkatërrimin e shteteve të mëdha të Lindjes së Afërt, duke përshirë edhe Sirinë.

Izraelit për qëllimet e t’ia gjeopolitike i nevojitet mbështetja e SHBA-ve! Prandaj dy mandatet e presidentit Bush e kanë shënuar luftërat, të udhëhequr kundër shteteve të padëshirueshme(rouge status) gjithmonë me agjendën gjoja të zgjerimit të demokracisë dhe drejtave njerëzore, sikurse edhe kundër terrorizmit global. Megjithatë, invadimi mbi Afganistanin(2001) e pastaj edhe mbi Irakun (2003) janë pjesë e strategjisë esenciale të rrumbullakimit të Heartlandit, me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar supozimet për prezencën afatgjate në rajon. Përkatësisht, shtetet e Lindjes së Afërt, si pjesë përkatëse të Rimlandit, ose unazës së brendshme, posedojnë sasi të mëdha botërore të naftës, gazit natyror dhe mineraleve tjera të pasura, për shkak të cilit rajoni po bëhet hapësirë e garës së fuqishme dhe të konfrontimit të qendrave të fuqishme botërore lidhur me kontrollin e resurseve energjetike.

Loja e madhe e re botërore e cila po sillet rreth projekteve të naftës dhe gazësjellësave në rajon, në mënyrë të drejtpërdrejtë konfronton interesat e aleatëve euroatlantik të udhëhequr nga SHBA-të, me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Turqinë. Pra, strategjitë e ndryshme amerikane të luftës kundër terrorizmit kanë për qëllim të parandalojnë integrimin ekonomik dhe politik të hapësirës së Evroazisë, pasi që sikurse cek Brzhezhinsli” primati global i SHBA-ve drejtpërdrejtë varet nga shkalla dhe efikasiteti i fuqisë së tyre në kontinentin evroaziatik”.

Është kyçe të kuptohet se politika e SHBA-ve kundrejt Sirisë dhe rajonit është në përputhje me atë të cilën e krijon Izraeli. Qe dy dekada SHBA-të po zbaton politikën e destabilizimit të rajonit, pikërisht sipas planit të cilën e ka zbuluar gjenerali i pensionuar Wesley Clark. Domethënë , destabilizimi i shtatë shteteve të rajonit, duke filluar nga Iraku, Siria, Libani, Libia, Somalia, Sudani gjer te Irani, pas 11 shtatorit 2001 i bë qëllimi legjitim të cilën duhej”kryer” në periudhën kohore pesëvjeçare.

Kombet sekulare të Irakut, Sirisë dhe Libisë nuk kanë pas kurrfarë lidhje me Al-Kaidën e cila gjoja ka kryer sulme në SHBA-të me 11 shtator 2001, sikurse as Irani shiit. Megjithatë ky koncept i politikës së jashtme amerikane i cili është mbështetur në shfrytëzimin e konflikteve etnike dhe sektare, sikurse edhe përdorimi i ushtrive Proxy islamike u bë taktika standarde amerikane të shtetit të thellë. Raporti i Rand korporatës nga viti 2008 nën emërtimin”Unfolding the Future of the Long War: Motivations, Prospects and Implications for te U.S.Army”, posaçërisht udhëzon në nevojën e inkurajimit të konflikteve në mes myslimanëve sunit dhe shiit me qëllim të vendosjes së kontrollit mbi resurset energjetike të Lindjes së Afërt.

Komentet
Top