Loading...

Plas sherri mes Tunës dhe Norës, ja arsyet

Screenshot_51-2-800x450.jpg

Dikur, shoqe të ngushta që argëtoheshin deri në orët e para të mëngjesit në jetë nate, sot kunata të martuara me dy vëllezër, që nuk flasin më njëra-tjetrën.

Këngëtaret e njohura, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu, pasi janë bërë nëna nga martesat me muzikantët Robert dhe Patris Berisha, duket se në këtë fillim të vitit të ri 2019 i kanë shpallur sfidë njëra-tjetrës. Si fillim me perfeksionim në look dhe më pas me paralajmërimin e projekteve të mëdha muzikore për këtë vit që sapo ka nisur.

Në fotot e fundit që kanë ndarë me ndjekësit në “Instagram”, Tuna dhe Nora duket se kanë bërë të pamundurën me palestrën dhe trajtimet estetike, duke u shfaqur më në formë se kurrë. Në një intervistë, dhënë për “Mirage” për këtë vit, ka treguar detaje nga jeta private dhe ajo profesionale, që normalisht janë këngë të reja të mirëmenduara.

Duket se pas bashkëpunimit provokues me modelen shqiptare që jeton në SHBA, Vildane Zenelin, Tuna do të rikthejë famën dhe suksesin e bashkëpunimit me Cozman, kur mori edhe nofkën “Zogu më i mirë prej krejtve”.

Gjithashtu, edhe Nora Istrefi, e cila ndryshe nga Tuna është më e rezervuar në media po përgatitet për një rikthim që mund të jetë një tjetër bashkëpunim, siç ka bërë së fundi në muzikë.

Nora këtë vit të ri ka preferuar “të flasë” vetëm me foto, ku duket se me të vërtetë ka arritur perfeksionin. Nora dhe Tuna vitin e kaluar u bënë objekt i mediave rozë, për shkak të një konflikti në familjen e tyre.

Sherri në familjen e vëllezërve muzikantë, Berisha, Robert dhe Patris, ka qenë kryetema e mediave pas deklaratës në ekran të bashkëshortit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mban anën e gruas në këtë mosmarrëveshje të brendshme familjare.

Fjalët që qarkullonin në Prishtinë për një konflikt të mundshëm mes dy vëllezërve, Robert dhe Patris Berisha, dolën në sipërfaqe pas deklaratës që Robert Berisha bëri në emisionin “Rudina”, ku për herë të parë zbuloi arsyen se përse ai dhe Nora nuk flasin me Tunën. Ai u shpreh se për shkak të Tuna Sejdiut, gruas tashmë të Patrisit dhe kunatës së tij, ai nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ditëlindje të nipit.

E pas kësaj deklarate, që u pasua nga ajo më e forta e Patrisit, nisi të qarkullojë lajmi se shkaku i zënkës mes Robertit dhe Tunës është vajza që Roberti ka jashtë martese, një fakt i konfirmuar nga Tuna me postimet e saj.

Siç dihet, Roberti nuk e ka pranuar asnjëherë që ka një vajzë jashtë martese, e cila jeton në Londër me nënën e saj (e cila sipas disa rrëfimeve për mediat më parë është shprehur se nuk ka pasur lidhje, por një “one night stand” me Robertin para sa ai të njihej me Norën, natë nga e cila erdhi në jetë vajza).

Mediat e Kosovës shkruajnë se në fakt Tuna me nënën e saj janë shumë mikesha të mira. Kjo është arsyeja pse Nora nuk flet me Tunën, edhe pse dikur kanë qenë mikesha të ngushta. Tuna poston shpesh foto të vajzës, duke theksuar mbiemrin e dytë “Berisha” të saj, pas mbiemrit të nënës që vajza mban.

Kujtojmë që këto postime të Tunës vijnë pasi Roberti e ka mohuar në media se ka një vajzë më të madhe jashtë martese dhe vajza e tij e vetme është ajo nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi. Ndërkohë u përfol dhe një version tjetër, i hedhur nga një komentues në “Youtube”, (të cilit i referohet edhe Roberti në hyrje të këtij shkrimi), duke e konsideruar variant të saktë.

Sipas gazetës “Blic”, konflikti mes Tunës dhe Robertit kishte kohë që kishte filluar. Sipas pretendimeve të komshiut të familjes, ka qenë sjellja e keqe e nuses së re, Tunës, që ka çuar në zënkën e shumëpërfolur mes këngëtarëve. “Tuna, – shprehet fqinji,- ka përzënë në rrugë prindërit e Patrisit dhe ka uzurpuar gjithë apartamentin e tyre”.

Në këtë koment në “YouTube” thuhet se “Sherrin, zënkat dhe shumë gjëra të tjera i ka shkaktuar Tuna”. Por në lidhje me të gjitha këto, Tuna ka preferuar të mos bëjë deklarata, duke i lënë të kalojnë në heshtje. /Panorama plus

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media