Loading...

Pogba – Real Madrid, 150 milionë euro

Capture-4-650x358.jpg

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba kërkohet nga Real Madrid.
“Los Blancos” kanë vetëm edhe dy javë kohë për angazhimin e përforcimeve pas dënimit nga FIFA.
Andaj, reprezentuesi francez është një prej atyre futbollistëve që janë duke u përmendur si objektiva të mundshme.
Por, nuk është aspak i lehtë largimi i tij nga kampioni i Italisë.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan sot se Real Madrid duhet të paguajë 150 milionë euro për transferimin e Pogbas.
Ky është çmimi i kërkuar nga “Bianconerët” për futbollistin që kërkohet edhe nga Barcelona.

Komentet

Leave a Reply

Top