Policia alarmohet nga kjo pistoletë sa një USB – (VIDEO)

pistolete.jpg

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Italiane me një qarkore të veçantë ka informuar të gjitha Prefekturat në vend për rrezikun e një pistolete në miniaturë, e ngjashme me një kartë krediti por e rrezikshme si një armë tradicionale.

Alarmi ka ardhur nga Europol i cili ka informuar autoritetet italiane për mundësinë e qarkullimit të një pistolete të tillë e njohur me emrin “lifecard”.

Arma paloset e mund të transportohet dhe t’i shpëtojë kontrolleve pasi merr madhësinë e një karte krediti.

Pistoleta “lifecard” peshon 200 gramë, është e gjatë 8 cm e gjysmë , e gjerë 5 cm e 40 mm dhe e gjerë 1 cm e 27 mm. Arma është e prodhuar nga shoqëria amerikane “Traiblazer” e kushton 340 euro. Përbëhet nga një material celiku e alumini dhe mban 4 fishekë të kalibrit 22.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë italiane i kërkon forcave të rendit në të gjitha prefekturat t’i kushtojnë kujdes kontrolleve në territor e të sigurojnë informacione në lidhje me dyshime apo sekuestrime të armëve me këto karakteristika.

Komentet
Loading...
Top