Loading...

Policia bllokon përsëri Kumanovën – FOTO

0164.jpg

Një pjesë nga rrugët në Kumanovë prej mbrëmë jam bllokuar për komunikacion. Është vërejtur prani e rritur e policisë në rrugët “11 Tetori” dhe “Todor Velkov” në qendër të Kumanovës.

Në këtë pjesë të qytetit gjenden shumë objekte kyçe, institucione shtetërore dhe lokale. Të punësuarit në institucionet të vendosura në rrugën “11 Tetori” konfirmojnë se gjenden në vendet e tyre të punës dhe se puna zhvillohet pa pengesa.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski për MIA-n informon se ndërmerren masa për siguri në Kumanovë.

Fundjavën e kaluar në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave” policia zbatoi aksion për shpërbërjen e një grupi të armatosur. Në aksionin 28 orësh u vranë 14 persona nga grupi i armatosur, 30 u arrestuan dhe për to u caktua paraburgim 30 ditor dhe është filluar procedurë hetuese. Gjatë aksionit e humbën jetën 8 policë, ndërsa 37 u lënduan. Komisioni i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë dhe Komunës së Kumanovës filloi vlerësimin e dëmeve të shtëpive të banorëve në “Lagjen e Trimave” e cila u evakuua në aksion. Qeveria paralajmëroi mbulim 100 për qind të dëmeve.

******

Policia speciale në Maqedoni, mbëmë ka bllokuar rrugën nga Xhamia e vjetër deri tek gjyqi në Kumanovë. Shkaku i bllokimit të kësaj rruge thuhet se ata kanë marrur kërcënime për sulm ndaj stacionit policor. Dhe në një komunikatë të këtij institucioni ata kanë lutur qytetarët e Kumanovës që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

0a

Komentet

Leave a Reply

Top