Loading...

Policia gjermane largon nga komunikacioni Mercedesin e shqiptarit, bënte zhurmë si „arushë“

mercedesi.jpg

Silenciatorë të hequr, filtra të hapur të ajrit, zhurmë e madhe sikur kur starton ndonjë xhet avion: Në kuadër të përmbajtjes së rregullave në komunikacion, policia gjermane ka zhvilluar një kontroll të madh nëpër autostardat gjermane, nga e premtja, deri mbrëmjen e së dielës, duke tërhequr nga komunikacioni gjashtë vetura me parregullësi të tilla.

Njëra ndër to ka qenë edhe vetura e llojit Mercedes CLS350 me 306 PS, e cila policëve u kishte rënë në sy të premten rreth orës 23:45, në rrugën „Georg-Wilhelm-Strasse“ në Wilhelmsburg të Gjermanisë. Ajo kishte bërë zhurmë të madhe pasi i ishte manipuluar sistemi i filtrimit të ajrit, ka pohuar për „Die Welt“ zëdhënësi i policisë Evi Theodoridou, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë kontrollit më të detajuar, është konstauar se sistemi i filtrimit të ajrit ka qenë i manipuluar dhe xhamat e tij kanë qenë të mbuluar me një masë të palejuar të folisë për errësimin e tyre. Vozitësi, një shtetas 25-vjeçar maqedonas është dashur të bëhet dëshmitar se si Mercedesi i tij është tërhequr nga komunikacioni.

Komentet
Top