Policia konfirmon mbi 15 të vdekur në Shkup.

viktima-620x330-480x255.jpg

Moti I ligë që kaploi Shkupin me rrethinë ka marrë jetën e 15 personave, konfirmojnë nga MPB-ja për TV Nova.

Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga moti I ligë.

Ndryshe Banorët e lagjes së Hasanbegut, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por se fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Komentet
Top