Policia në aksion: Një tetovar kidnapohet në Strugë

Struga-5.jpg

33 vjeçari N.B nga Bogovina e Tetovës dje me 9 nëntor rreth orës 18 ka denoncuar në polici kidnapimin e gjyshit të tij 52 vjeçar A.A nga Zherovjani, i cili ditë më parë ishte paraqitur si i humbur, transmeton Shqipmedia.

Sipas denoncimit të 33 vjeçarit, atij përmes sms të telefonit celular i kanë thënë se gjyshi i tij A.A dhe vetura e tij janë ndaluar në Strugë dhe nuk do të lëshojnë deri sa ky t’u paguajë 4.000 euro mirëpo edhe pas pagesës do jenë në borxh 4.000 eu.

Policia po merr masa për ndriçimin e rastit.Shqipmedia

Komentet
Top