Loading...

Popovski: Pragu i TVSH të kthehet në 2 milion denarë

Nikola-Popovski.png

Pragu për t’u bërë obligues i TVSH-së menjëherë të kthehet në dy milion denarë e më pas të hapet debat i gjerë përmes të cilit do të vendoset se sa do të jetë pragu nga viti 2019 dhe cilat kategori do të futen në regjimin e këtij tatimi, propozon ish ministri i financave Nikola Popovski. Sipas tij, personat fizik me të ardhura të larta duhet të paguajnë TVSH, por mënyra se si ajo do të zbatohet nuk është përkatëse. Një nga zgjidhjet e mundshme, që praktikohet në më shumë shtete, është që personat fizik me të ardhura të larta të obligohen të hapin kompani, shprehet Popovski.

Pjesën e aktiviteteve të biznesit që i realizojnë si persona fizik, t’i shndërrojnë në aktivitete nga ana e personave të tyre fizik dhe në këtë rast TVSH-ja do të qarkullonte në mënyrë normale. Kjo tani nuk ekziston. Tek ne, është një traditë ku personat fizik japin me qira, për shembull kanë 20 dyqane dhe 15 banesa, i jep me qira si person fizik dhe për këtë nuk paguan asgjë. Por të ishte person juridik fillimisht do të paguante TVSH, e më pas tatime për të ardhurat e realizuara – tha Nikola Popovski, ish ministër i financave.

Në ndërkohë, një pjesë e biznesmenëve presin ndryshimin e pragut. Kompanitë e vogla dhe të mesme nuk duhet të ngarkohen me shpenzime shtesë dhe obligime administrative ndaj shtetit, por përkundrazi, duhet që ata të jenë të liruar nga TVSH-ja, thotë Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Pragu për t’u bërë obligues i TVSH-së në vitin 2000 gjatë miratimit të këtij tatimi ishte një milion denarë. Më pas u rrit disa herë, që nga viti 2015 përsëri të kthehet pragu i vjetër prej një milion denarë, apo mbi 16 mijë euro. Në Kroaci pragu prej një janari të këtij viti është 300 mijë kuna apo rreth 40 mijë euro. Kufiri për t’u bërë obligues i TVSH-së në Serbi është edhe më i lartë, gjegjësisht 8 milion dinarë, apo rreth 70 mijë euro./alsat-m

Komentet
Top