Loading...

Popull, ka ardhur koha që të zgjohemi

gent-mehmetiShkruan: Gent Mehmeti

-Popull ka ardh koha që të zgjohemi.
Të zgjohemi nga gjumi i thellë që ka kapluar tërë vendin.
Të zgjohemi njëherë e mirë, të kundërshtojmë padrejtsitë, ti kërkojmë dhe ti mbrojmë të drejtat tona.
Nuk duhet të lejojmë të na mposhtin si çna mposhtën gjithmonë.
-I dua të drejtat e mia.
-Dua ajër të pastër e të lumtur të jetojmë, të mar frymë lirshëm e jo tym kancerogjen.
-Dua të flas Shqip.
-Dua të eci lirshëm në rrugë, e jo me frikën se do të më arestojnë dhe të më burgosin pa faj.
Nuk dua raste të montuara.
Nuk dua monstra e maska.
Stop dhunës.
Stop testimit ekstern.
Stop racizmit.
-Popull ende po flini?!
-Popull çohu e rimëkëmbu si çdin ti.
Krijo ushtrinë tënde më të fortë e të pa thyeshme.
Duhet ti themi mjaft rrobërisë.
Ti themi mjaft qeverisë e “Politikanëve” që i ka kapluar egoizmi dhe nga korrupcioni smunden kokën lart ta çojnë.
Popull ngrite zërin, zgjohu e thuaj mjaft padrejtsisë dhe rrobërisë një herë e përgjithmon.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media