Porsche prezanton versionin e ri të Cayenne – FOTO

20160428115707205646-1.jpg

Porsche ka prezantuar Cayenne-in e ri Platinum Edition.

Vetura që pritet të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti, ka eksterier me ngjyrë të zezë me rrotat 20-inç RS Spyder. Edicioni i veçantë i këtij modeli vjen me pajisjet standarde siç janë pasqyrat kundër reflektimit të dritës dhe sistemin e asistimit në parking.

Interieri nuk ka shumë ndryshime, por përfshinë ulëset sportive me lëkurë Alcantara. Vozitësit gjithashtu do të gjejnë sistemin Porsche Communication Managment dhe sistemin e zërit “Bose”.

Në Evropë, Cayenne Platinum Edition do të oferohet me motorin 262 kuajfuqi 3.0-litra V6 disel dhe motorin plug-in hibrid që përbëhet nga 3.0-litra V6 turbocharged dhe një motor elektrik, transmeton Koha.net.

Konsumatorët amerikanë do të kenë mundësi mes variantit plug-in hibrid dhe motorit 3.6-litra V6 që prodhon 300 kuajfuqi.

Cayenne Diesel Platinum Edition në tregun evropian do të kushtojë 74, 352 euro, ndërsa në Amerikë çmimet fillojnë nga 65 mijë dollarë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top