You Are Here: Home » Lifestyle » 3 shenja sekrete të një lidhjeje të keqe

3 shenja sekrete të një lidhjeje të keqe

46xx4093A jeni vërtet në një lidhje të lumtur, që është duke shkuar si duhet? Ja disa shenja për ta kuptuar këtë

Dominimi
Një lidhje e mirë ka një balancim mes të dy partnerëve, duke mos e bërë asnjërin prej tyre të ndihet keq dhe duke qenë të dy të barabartë. Nëse ndiheni sikur njëri prej jush ka më shumë kontroll ose dominon mbi tjetrin, atëherë duhet të bisedoni për këtë dhe të zgjidhni këtë çështje.

Humbja e respektit
Respekti për njëri-tjetrin është i domosdoshëm në një lidhje. Nëse nuk e respektoni partnerin tuaj, ai mund të mos i pranojë sugjerimet tuaja, mund të mos ju japë sugjerime për asgjë dhe thjesht të mos brengoset se çka ndodh me ju.

Shmangia e konflikteve
Nganjëherë është më e lehtë të ‘mbyllni sytë’ para ndryshimeve mes jush sesa të mundoheni t’i zgjidhni ato, duke krijuar grindje dhe konflikte të panevojshme. Mirëpo, nëse kjo përsëritet vazhdimisht, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se lidhja juaj nuk do të zgjasë shumë. Nëse ju nuk komunikoni sa duhet dhe mendimet e njëri-tjetrit nuk kanë rëndësi për ju, atëherë nuk ia vlen të vazhdohet kjo lidhje.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top