You Are Here: Home » Lajme » Kronika e Zezë » Aksident tragjik në Prilep, vdes nusja nga Shqipëria

Aksident tragjik në Prilep, vdes nusja nga Shqipëria

SOOBRAKAJKA_KOMBINjë aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Manastir-Prilep, në afërsi të fshatit Lazhani, ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare ndërsa 4 persona të tjerë kanë marrë plagë të rënda, njoftoi policia e Maqedonisë. Viktima është 22-vjeçarja Alketa Zili nga Elbasani i Shqipërisë, e cila para 10 ditësh kishte ardhur në Maqedoni për tu martuar me një shtetas të Maqedonisë. Në fakteqësi janë lënduar edhe katër persona të cilët morën lëndime të rënda trupore dhe që gjenden në spital. Policia ka kryer inspektimet në vendngjarje në mënyrë që të përcaktohen arsyet se si erdhi deri tek përplasja./Shqipmedia





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top