You Are Here: Home » Showbiz » Aktori turk Ali Riza është homoseksual?

Aktori turk Ali Riza është homoseksual?

Aktori i famshëm turk Halil Ergyn (65) i njohur për rolin e Ali Riza Tekin nga hit-seriali turk “Kur gjethet bien” arriti ta kthejë vëmendjen e publikut në Ballkan pasi nëpër mediume filluan të qarrkullojnë thashetheme se është homoseksual.
Kontradiktat rreth orientimit të tij seksual filluan pasi aktori i famshëm është parë në një gej-bar në Stamboll, transmeton Shqipmedia.

Këto thashetheme kanë arritur edhe tek aktori i cili ka komentuar shkurtimisht për mediat turke:

- Nuk jam homoseksual. Kush më ka parë atje dhe a ka ndonjë dëshmi për këto pohime? – ka pyetur Ergyn, i cili e ka shpjeguar vizitën e tij në vendet që janë të njohura për popullatën homoseksuale.
Në gej-bare shkoj me shoqërinë time dhe prap do të shkoj, pse mos të shkoj? Mendoj se nuk duhet askujt ti jap llogari për këtë gjë – ka thënë aktori.

Megjithatë as kjo deklaratë e tij nuk i ka ndaluar thashethemet në public, ndërsa më i zëshëm ka qenë producenti turk Eroll Hose i cili në profiling e tij në Tëitter ka komentuar se Ergyn nuk ka qenë i bindshëm më deklaratat e tija. Hose pohon se egziston një incizim ku Halil në një kafene përkëdhelet me një këngëtar, së pari e përkëdhel në kokë, pastaj në qafë, gjë që edhe më tepër e ka mërrzitur publikun e Turqisë.

Përpos asaj që shkruan se Halil është parë nëpër gej-klube, mediumet turke shpesh e lidhin edhe me disa nga koleget e tij siç ishte afera me aktoren Denis Cakir 38 vjet më e re se ai e cila e luante rolin e Ferhundes në serialin “Kur gjethet bien”.

M.B





  • jeton

    gjysma e mashkujve  te turqis jane gej hahaha

© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top