You Are Here: Home » Lajme » Anulohet procesi gjyqësor për vrasjen e nxënësit nga Kondova

Anulohet procesi gjyqësor për vrasjen e nxënësit nga Kondova

( Plotësuar ) – Për shkak të mungesës së gjykatësit është anuluar seanca e parë gjyqesore.

Shkup – Në Gjykatën Penale sot filloi gjyqi kundër tre djemve që vranë nxënësin e shkollës së mesme Muhamed Jashari nga Kondova, në oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”.

18 vjeçari Peter M. është i akuzuar për shkaktimin lëndimi të rëndë trupor, ndërsa 19-vjeçari Stefan G. dhe i mituri D.T mbajnë përgjegjës për kërcënim me armë të rrezikshme gjatë përleshjes.

Në sallën e gjyqit sot pritet avokati i familjes Jashari të deklarohet rreth kualifikimit të ngjarjes kriminale, dhe nëse të pandehurit do të paraqiten para gjykatës, pritet që ata të tregojnë versionin e tyre të dhunës.

Muhamed Jashari vdiq më 9 prill vitin e kaluar, kur në oborin e shkollës u sulmua nxënësi 17 vjeçar Darko. Jashari vrapoi për ta ndihmuar kur u godit me një shkop metalik, dhe vdiq brenda pak kohësh.

© 2008-2012 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top