You Are Here: Home » Lajme » Ashton: Maqedonia të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ashton: Maqedonia të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

eston-vo-skopje-500x360Perspektiva evropiane e Maqedonisë është e gjallë dhe e realizueshme. Për këtë qëllim vendi duhet të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me dialog politik të vazhdueshëm dhe inkluziv dhe dialog me mediat të cilat janë të rëndësisë esenciale. Integrimi i vendit në BE fillon që nga vendi, porositi Kethrin Eshton Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e KE-së në konferencën e mbrëmshme për shtyp.

“BE me kujdes e ndjek realizimin e marrëveshjes së 1 marsit, veçanërisht në lidhje me formimin e Komisionit anketues dhe nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim. I inkurajojmë liderët politikë t’i tejkalojmë ndarjet dhe të krijojnë frymë të re politike. Në këtë mënyrë Maqedonia do të ketë mundësi t’i plotësojë qëllimet strategjike”, porositi Eshton.

Eurodiplomatja u përqendrua edhe në rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinje dhe tejkalimin e kontestit për emrin. Ajo marrëdhëniet e mira fqinje i vlerësoi si esenciale dhe kërkoi të vazhdohet dialogu dhe të kërkohen zgjidhje deri te arritja e marrëveshjes.

“Procesi në KB për zgjidhjen e kontestit për emrin po fuqizohet dhe i nxisim të dyja palët që t’i shfrytëzojnë angazhimet e Nimicit. Nevojitet zgjidhje pa prolongim. E di se kjo gjë mund të jetë e vështirë, megjithatë nuk ekziston alternativë tjetër, nuk ekziston mënyrë tjetër për të shkuar përpara, dhe të veprohet sa më parë është shumë mirë sesa më vonë. Kjo është mënyra e vetme e progresit në lidhje me eurointegrimin tuaj. Siç e dini eurointegrimi fillon që nga vendi”, tha Eshton.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top