Bayern München stërvitet me Hertha Berlinin – VIDEO
7-1 me Hoffenheim, 7-0 me Basel, 6-0 me Herthan, 20 gola të shënuar, 1 i pësuar. Janë statistika të frikshme këto për Bayern Mynih që duket se ka rigjetur formulën magjike të fillimit të sezonit ku dhuronte spektakël e gola. “Viktima†e fundit e bavarezëve është Hertha e Berlinit që ka fatin e keq të përballet me Bayernin në këtë periudhë pozitive të ekipit të Heynckes.
Arjen Robben, që deri para pak javësh ishte lojtari problematik i ekipit po rikthehet të shënojë sistematikisht dhe në stadiumin Olimpik të Herthas e gjen 3 herë rrjetën, 2 prej të cilave me penallti. Eshtë Muller ai që hapi breshërinë e golave më pas Robben, Gomez e në fund Kroos.
Fitorja e bavarezëve e çon në 5 pikë fiderencën me Dortmundin kryesues por më shumë se 3 pikët, ekipi i Heynckes ka avantazh atmosferën fantastike të krijuar çka mund të jetë arma kryesore e Bayernit për të përmbysur renditjen në Bundesliga por edhe për të kërkuar trofeun e Champions League.