You Are Here: Home » Lajme » Cilat janë kompanitë me reputacion më të madh në botë?

Cilat janë kompanitë me reputacion më të madh në botë?

bmwPozitën udhëheqëse në zgjedhjen për kompaninë më me reputacion, për dy vite me radhë e mban prodhuesi gjerman i automobilave BMW, ndërsa për herë të parë në mesin e top 10 gjenden edhe kompanitë zvicerane Rolex dhe Nestle, transmeton Shqipmedia.

Këtë e tregojnë rezultatet e klasifikimit më të ri të vitit në institutin për rejting të kompanive “Reputation Institute”, sipas së cilës Walt Disney u gjend në vendin e dytë ndërsa Rolex në të tretin.

Gjigandi i internetit Google e përmirsoi pozitën në krahasim me vitin e kaluar dhe tani është në vendin e katërt, ndërsa Daimler (5), Sony(6), dhe Canon (8) humbën pikë këtë vit. Microsoft dhe Lego i kanë mbajtur po ato pozita që i kanë patur, vendin e shtatë dhe dhjetë.

Nga 10 të parat u eliminuan Apple dhe Volkswagen, në vendet e të cilave tani gjenden Rolex dhe Nestle.

Instituti i Nju Jorkut këtë sondazh e ka kryer mbi 55.000 konsumatorë në mbarë botën, të cilët kanë vlerësuar kriteriume të shumta për reputacionin e kompanive, siç është imazhi në treg, cilësia e produktit, stabiliteti financiar, risitë dhe përgjegjësitë shoqërore. /Shqipmedia





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top