Çka do të na sjellë Samsung Galaxy S3?
Para disa ditësh në kongresin botëror për telefona celular janë publikuar çmimet për telefonat më të mirë në vitin 2011, ndërsa titullin e telefonit më të mirë të mençur e fitoi “Samsung†me modelin e tij Galaxy S2, i cili kështu e la pas vetes iPhone 4S.
Që tani të gjithë e kanë të qartë se ky vit do të ofrojë “luftë†të pakompromis ndërmjet konkurrentëve dhe se do të paraqiten modele të reja, dhe që tani janë paralajmëruar pajisje si HTC One X dhe Nokia Lumia 900 dhe se mund të presim paraqitjen e numrit të madh “të egërsirave†me procesorë katërbërthamësh.
Por është më se e sigurt se beteja më e madhe për telefonin më të mirë të mençur për vitin 2012 do të zhvillohet ndërmjet iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S3.
Ekran i shkëlqyeshëm 4.8 inç HD
Për telefonin e “Apple-s†tashmë “i dimë†të gjitha, ndërsa tani janë paraqitur spekulime rreth Samsung Galaxy S3 dhe të gjithë janë duke pritur shumë nga pasardhësi i telefonit më të mirë për vitin 2011.
Sipas këtyre pohimeve, të cilat janë publikuar në faqen “Boy Genius Reportâ€, “smartphone†i ri i “Samsung-ut†do të ketë harduer fantastik, ekranin e madh 4.8 inç HD, 1.5 GHz procesorin katërbërthamësh dhe 2GB RAM.
Do të bëhet fjalë edhe për versionin e fundit të Android-it (Ice Cream Sandwich) dhe do të ketë kamerën 8 MP me të cilën do të mund të realizojë video të dhëna në HD dhe do ta ketë dhe kamerën e parme prej 2MP për “video chatâ€.
Optimizmi dhe implementimi i sistemit operativ
Natyrisht, gjithmonë duhet të kihet parasysh që për punë të shpejtë dhe efektive të një pajisje nuk është i rëndësishëm vetëm numri i bërthamave dhe shpejtësia e procesorit, por edhe optimizmi dhe implementimi i sistemit operativ. Këtë veçanërisht e potencojnë në “Microsoftâ€, Windows Phone-t e të cilëve edhe pse e kanë një bërthamë punojnë shpejt dhe shkëlqyeshëm.
Megjithatë, kur “Samsung†dhe seria e tij Galaxy S janë në pyetje, mund të supozojmë se performancat e tyre janë të shkëlqyeshme, m’u sikur edhe performancat e Galaxy S2. Ende nuk është bërë e ditur kur telefoni i ri nga “Samsung†do të paraqitet në treg, dhe edhe pse disa spekulime thoshin se ai në prill do të paraqitet, nga kjo kompani e demantuan këtë informacion duke pohuar se data e saktë ende nuk është përcaktuar dhe se atë do ta publikojnë në “Twitter†kur për këtë të vjen koha.