You Are Here: Home » Sport » De Biasi: Shqiptarët zgjedhin kombëtare të tjera, ky është problem

De Biasi: Shqiptarët zgjedhin kombëtare të tjera, ky është problem

Gianni De Biasi, që tashmë ka nisur “aventurën” më ekipin kuqezi, është shprehur optimist se Shqipëria ka lojtarë që mund të arrijnë rezultatet të mira.

Sipas italianit, problemi qëndron në atë se shumë lojtar të mirë të Shqipërisë luajnë në kombëtare të tjera.

“Aventura në ekipin e kombëtar të Shqipërisë është në rritje. Vendi është i vogël, por futbolli këtu është i rëndësishëm. Problemi i Shqipërisë është fakti se shumë lojtarë, madje shumë të mirë luajnë për kombëtaret e tjera siç është Zvicra”, ka thënë De Biasi.

Miqësorja Gjeorgji – Shqipëri, e cila do të luhet me 29 shkurt do të jetë debutimi zyrtar i italianit në krye të bankinës së kuqezinjve.

© 2008-2012 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top