You Are Here: Home » Lajme » Gjykimi “Monstra”; Ismailoviç: Asnjëherë s’kam qenë në liqenin e Hekuranës

Gjykimi “Monstra”; Ismailoviç: Asnjëherë s’kam qenë në liqenin e Hekuranës

monstrum-604x272Shkup – Procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë e cila e tronditi tërë vendin filloi më 20 dhjetor dhe u shty për sot ndërsa në bankën e të akuzuarve u ulën Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdi dhe Haki Aziri. Gjykimi është xhiruar me dy kamera. Ndërsa dy të akuzuarve tjerë të Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët janë në arrati, do t’u gjykohet edhe pse mungojnë, transmeton Portalb.

Në Gjykatë të akuzuarit për rastin “Monstra” kanë dalë me mbrojtjet e tyre.
“Asnjëherë nuk kam qenë në Liqenin e Hekuranës dhe nuk kam marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë”, ka deklaruar Agim Ismailoviç, i akuzuar në rastin “Monstra”.
Në vazhdimësi të procesit gjyqësor ai i hodhi poshtë akuzat duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që e ka deklaruar dëshmitari i mbrojtur dhe një nga të akuzuarit, Haki Aziri.

Ditën e vrasjes së pesëfishtë, ai tha se ka qenë katër deri në pesë herë për t’u falur në xhaminë në Hasanbeg, ka qenë i zënë me punimet me kanalizimin e shtëpisë së tij, ndërsa rreth orës 18.30/19.00 ka qenë në punë në orarin e natës, në një internet kafe në Hasanbeg.
Në këtë internet kafe ka punuar edhe vëllai i tij Afrim Ismailoviç dhe Alil Demiri, të cilët për momentin gjenden në arrati.
“Rreth Liqenit të Hekuranës kemi kaluar kur kemi shkuar në varreza, por asnjëherë nuk kam qenë në këtë liqe”, tha ai.
Për vëllain e tij Afrimin thuhet se nuk dihet se ku është dhe se nuk e ka parë që nga fundi i prillit. As ai, e as vëllai i tij asnjëherë nuk kanë qenë në Afganistan apo në ndonjë shtet tjetër arab.





  • ENVERI

    A EDINI KUSH E PERKRAH KET PARTI TE ALI AMETIT CATO CKA JAN ME TE METME SIKUR AJ,SE NJER I MECUR SI SHKON MRAPA KTI PSIOPATI,SLA KOMANDANT PA ZHDUK,S=NUK LA BIZNISMEN SHIPTAR PA BURGOSS,80% BURGJET ME SHIPTAR,VARFERIA E MADHE NE SHIPTAR 60% NDIMAT SOCIALE SHIFTARVE VA KAN NALE..EDHE KA FTIR E DEL SEDI PASHA ZOTIN CKA MENDON,ZOTI INSHALLA I DENOFT ME GJITH ATA CKA E PERMAJN

© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top