You Are Here: Home » Showbiz » Kush janë aktorët më të paguar të serialeve turke ?

Kush janë aktorët më të paguar të serialeve turke ?

kivanc-kenanKanë fituar zemrat e fansave gjithandej nga janë shfaqur nëpër ekranet televizive. Ata na bëjnë të qajmë e të qeshim në të njejtin moment. Kur vjen koha për serialet, të gjithë ulen para televizionit për t’i ndjekur. Po shumë pak nga ne ose gati askush nuk mund të bëjë një llogari se sa paguhen këta aktorë për vetëm një episod të serialeve në të cilat aktrojnë. Nga 7 mijë euro që është dhe pagesa më e ulët për një episod, për një karakter jo shumë të rëndësishëm, e deri në 40 mijë euro shkon shuma e paguar për aktorët kryesore të serialeve. Burak Özçivit, mashkulli i cili bëri për vete të gjitha femrat me pamjen e tij tërheqëse apo, siç e njohim ne Bali Beg, mund të jetë mashkulli më i bukur në Turqi, por jo më i paguari, pasi honorari i tij nuk shkon më shumë se 7 mijë euro për episod. Pak më lart se Burak radhitet sulltanesha Hyrrem, e cila paguhet deri në 15 mijë euro për secilin episod. Në një pozicion të njejtë të pagesave janë Sulltani Sulejman, Mehmet (Kivanc), si dhe Ezel (Kenan), të cilët për një episod marrin rreth 35 mijë euro. Por kjo shumë nuk është rekord në ekranin turk, pasi atë rekord e thyen Polat Alemdar, i cili paguhet mbi 40 mijë euro për çdo episod.

Lista e aktorëve
Burak Ozçivit – 7 mijë euro
Wilma Elles – 15 mijë euro
Meryem Uzerli – 15 mijë euro
Hatice Sendil – 17 mijë euro
Beren Saat – 20 mijë euro
Çag(la Sikel – 20 mijë euro
I.vana Sert – 22 mijë euro
Mehmet Aslantug – 25 mijë euro
Nurgül Yesilçay – 30 mijë euro
Kenan Imirzalioglu – 35 mijë euro
Halit Ergenç – 35 mijë euro
Kivanç Tatlitug – 35 mijë euro
Necati Sasmaz – 40 mijë euro

Kenan super i pasur, shndërrohet në pronar hotelesh

 

I është futur edhe biznesit të turizmit. Kenan ka bërë disa rinovime në ndërtimin e një hoteli të tij në Talimhane, ndërsa mësohet se aktori i njohur nuk do të ndalet me kaq në blerjen e patundshmërive, pasi kohëve të fundit ai po tërheq vëmendjen me blerje dhe investime shumëmilionëshe. Shërbimi në këtë rajon është shumë në nivel dhe i shtrenjtë njëkohësisht, pasi turistët paguajnë mbi 50 euro për një natë. Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, pasi fitoi simpatinë e publikut me anë të roleve tek “Ezel” dhe “Karaday”, hap zemrën e tij për lexuesit, duke treguar diçka më shumë nga jeta dhe personaliteti i tij.

Heroi i juaj i preferuar: Fëmijë i kam dashur të gjitha karakteret, por unë kam ëndërruar gjithmonë që të jem një superman.
Hobi: Rregullimi i kopshtit dhe mirëmbajtja e luleve.
Vesi: Çaji dhe duhani, nuk mund ta imagjinoj jetën pa to.
Numri i kostumit: 52
Numri i këpucëve: 46
Vëllai: Dervishi.
Motra: Jasmini.
Grupet e preferuara: Iron Maiden, Metallica, Sepultura …
Horoskopi: Binjakët (18 qershor 1974).
Aktori i preferuar: Jack Nicholson
Shërbimi ushtarak: Në vitin 2008 në Edirne kam qenë pjesë e brigadës së mekanizuar këmbësorike.
Një kujtim trishtues: Kur qeni im i fëmijërisë është shtypur nga një traktor, ai imazh nuk do të fshihet nga kujtesa ime asnjëherë.

Panorama plus





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top