You Are Here: Home » Shqip+ » FUN » Misteri i dritës që ‘lidh’ piramidën me qiellin !

Misteri i dritës që ‘lidh’ piramidën me qiellin !

Kur turisti, Hector Siliezar, vizitoi qytetin antik Mayan të Chicen Itza me gruan dhe fëmijët e tij në vitin 2009, ai bëri tre foto me iPhone të ‘El Castillo’, piramidës që dikur shërbente si tempull i shenjtë i ‘Kukulkan-it’, Zotit të Mayan-it.

Ai bëri këtë foto në përpjekje për të kapur rrufenë që dilte në mënyrë dramatike mbi piramidë.

Në dy fotot e para, re të zeza sikur hije shfaqeshin mbi piramidë. Ndërsa në foton tretë  shihet një rreze e fuqishme e dritës që ‘lidh’ qiellin me piramidën dhe një vetëtimë që shkreptinë në prapa vi.

Siliezar, i cili këto foto i tregoi edhe hetuesve anonim, tha për earthfiles.com se ai dhe familja e tij nuk kishin parë me sytë e tyre rrezen që vinte nga qielli, mirëpo ai thotë se shfaqja e asaj drite të mistershme që ‘lidhte’ qiellin me piramidën mund të shihej vetëm nga aparati dhe fotoja.

Këto foto që po qarkullojnë kanë filluar të shkaktojnë panik në mbarë botën pasi ka mendime të ndryshme rreth konceptit dhe besimeve të këtyre fotove. Disa besojnë se kjo ‘dritë’  është paralajmërim nga zoti për 21 dhjetorin e këtij viti, datë kjo që shënon fundin e kalendarit Mayan, dhe kjo disa i frikëson se është fundi i botës ! ka edhe të atillë që besojnë se kjo ‘dritë’  vie nga jashtë tokësorët nga pjata e tyre fluturuese ! Ose kjo mund të jetë vetëm ndonjë efekt i iPhone-it……..Ende nuk është arritur të konfirmohet asgjë !





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top