You Are Here: Home » Lajme » Kosovë » Murat Jashari: Si u prita nga shokët e luftës në Kosovë

Murat Jashari: Si u prita nga shokët e luftës në Kosovë

Murat Jashari: Si u prita nga shokët e luftës në Kosovë

Në 14-vjetorin e zhdukjes pa shej pa dok të Behajdin Allaqit dhe Shaban Rexhep Shalës! Në një mbrëmje Korriku 1998, Udhëheqësit e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçi (Gjarpëri) dhe Kadri Veseli (Luli), kanë udhëtuar me një xhip, për Kleçkë. Me të zbritur nga xhipi kërkojnë nga K.S. t’ua sjellin dy të marrunit peng, të burgosurit, me shprehjen „ata dy spiunët“. Përgjegjësi i burgut atë natë i thotë Gjarpërit: „Zotri Suprem, këta të dy nuk janë spiunë. Njëri prej tyre është Sekretar i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës“. Mirëpo Gjarpëri, luftëtarit të lirisë i thotë: „Silli, silli këtu se unë e di se çfarë janë e kush janë ata, por m’i sill këtu“. E luftëtari u detyrua ta zbatonte urdhërin e supremit – të komandantit politiko-ushtarak. Pas pak, të dy „spiunët“ i sjellin duar lidhur dhe ua dorëzojnë Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata i hypin në xhip ngadalë, ashtu të rraskapitur e duar lidhur! Se ku i çuan atë natë të errët, kush e vrau njërin e kush tjetrin, nuk dihet, por shumë shpejt do të tregojë e shenjta Kohë!

***

Në mëngjezin e ditës së premte, të 14 janarit 2000, mbas 15 viteve në mërgim, si rezultat i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, me në krye UÇK-në, dhe gjakun e derdhur të mbi 2300 luftëtarëve të lirisë, – dëshmorëve të kombit, unë së bashku me gruan shkelëm në tokën e lirë të Kosovës.

Autobusi na la te restorant “Theranda” në Prizren.

I telefonova Mixhës (Muharrem Dinës). Shpejt vjen djali e ju merrë, m’u përgjegj Mixha. Nuk kaluan as nji çerek ore, arriti i zoti, i shpejti, trimi si i ati, djali i Mixhës.

Ndërkohë Mixha kishte lajmëruar shokët e Këshillit Popullor të LPK-së për Prizren e Rahovec dhe ishin bë tok në shtëpi të Mixhës.

U përshëndeta me të gjithë me përqafime, me dashuri e me përmallime.

Dhe pa humbur kohë, ju drejtova Mixhës:

Si bre Mixhë, a kështu i kemi pasur fjalët a? Unë e di që burrat kanë thënë – Për popull e Atdhe jetën kemi me dhënë! Çka u bë? Pse armët e lirisë i dorëzuat te miku i shkaut? A mos vallë sorra ua hëngri trutë?

3

Ku janë armët, që atdhetarët nga Zvicra e vendet e tjera të Evropës dhe SHBA-së, pa kurrfarë frike i sollën në tokën e shenjtë në Kosovë?

Ka pas armë që edhe me disa shokë të tjerë i keni bartë nga Zvicrra për në Kosovë, qysh prej vitit 1987. Dhe këto armatime ia keni dorëzuar Behajdin Allaqit? Apo ke harruar Mixhë?

A dinë ndonjëri prej jush të më tregoj për Behajdinin, si shokë të ilegales që e keni pasur, të kohërave më të rezikshme e të sakrificës „Ku e keni shokun e ilegales, të madhin Behajdin Allaqin, anëtarin e Komitetit Drejues të LPK-së dhe Sekretar ndërlidhës të Këshillave të Rretheve?!

Pse Mixho dhe ju të tjerët, edhe pas një viti e gjys, nuk ja dini se ku pushojnë eshtrat e tij. Nuk e dini ku e ka varrin, që ta përkujtoni, së paku një herë në vit, e ti dërgoni lulkuqe të freskëta Kosove! Pse keni heshtur deri më tani dhe, me sa po shoh në sytë tuaj, edhe në të ardhmen keni për të heshtur! Moni shokë kështu,

se kjo heshtje nuk ju bën nder as juve dhe as luftës, as të rënëve për liri dhe as atyre që janë vrarë pabesisht mbas shpine.

Mixho dhe ju të tjerë, kësaj heshtje nuk i thojnë burrni, por ligështi. Ushtarët e lirisë këtë gjendje shpirtërore nuk duhet me e pranue. Ata që janë betuar një herë për popull e Atdhe, dhe ribetuar me Emblemën e të shejtës UÇK, nuk duhet të heshtin e të mendojnë çka po u sjell e nesërmja. Por duhet vetë ta sjellin të nesërmen.

Mixho dhe ju të tjerët, kjo heshtja e juaj deri më tani nuk është burrnore e as njerëzore. Të humbet shoku ma i mirë dhe të heshtni, nuk është diç normale. Jo, jo Mixho!“

Mixhë, i thashë më pas, a ka mundësi të ma lajmëroni bashkëluftëtarin e Komandant Kumanovës, Haxhi Shalën, që në luftë e thirrshin – Topi, të vijë këtu e të më shoqëroj, se dua ta vizitoj Shtabin e TMK-së në Prizren.

Pa u mbush një orë, erdhi Topi. Edhe një orë e gjashtë minuta ndejtëm në konak te Mixha.

Tani po ndrroj konak. Gruan e çuam te familja e Topit dhe ne shkuam te Shtabi i TMK-së së Prizrenit.

Edhe këtu na pritën e na bënë muhabet shumë.

4

Të nesërmen ishte përvjetori i parë në Reçak. Pra ishte 15 Janar 2000 (ditë e martë). Me Topin shkumë te varrezat në Reçak. Aty takova shumë shokë të Mërgatës. Takova edhe Ali Reshanin. Mbasi u krye nderimi dhe përkujtimi i të masakruarve, Ali Reshani nguli këmbë që të shkojmë tek shtëpia e tij.

U vendos me shku e me e vazhdu muhabetin te shtëpia e Aliut.

«Prina Daja Ali»!

Motrat e kishin mësuar se unë me gjithë gruan kemi ardhë në Kosovë.

Mbas tri ditëve më treguan se janë te baca Isak Krasniqi, në Tërpezë.

Me Topin shkuam dhe i gjetëm motrat e mia shumë të dashura.

U përqafuam përmallshëm. Kishim një periudhë gati 15 vjeçare pa u pa. Përmallimi ishte edhe më i madh ngase na mungonte vëllau ynë, Ismeti, pavarësisht se ishim krenarë që ishim vëllezrit dhe motrat e tij.

Nga Tërpeza kaluam drejt në odën e Xhelë Shalës, në Banjë.

Këtu u bëmë më shumë kumanovarë. Kishte ardhë vëllau Xhemali me djalin Nderimin, Kusheriri me djalë, dy dhëndurët e babës e të nënës, dhe tri motrat.

Muhabet e sajgi, sikundër thonë te na në Kumanovë, deri në gjunjë.

Ka ora 03.00 e sabahit shumicën e muar gjumi. Ndërsa zgjuar mbetëm, unë, Çeliku, Xhemali, Fatmir Shurdha, Topi, Shpëtimi dhe kusheriri im, Nafiu me djalë.

(Në pyetësorin për Fatmir Limajn, çka më tha dhe çka i thashë, tashmë janë bërë publike.)

Të nesërmen, më 16 Janar 2000 (e mërkurë), dikur nga mbasditja, dolëm në vendin historik, në Kleçkë.

Vizituam ato shpija të shenjta dhe historike.

Kam harru Çelikun me pyet se, ku ka qenë Burgu i SHP të UÇK-së?!

Vizituam dhe ndejtëm në Odën e madhe dhe atë të Voglën, prej ku Jakup Krasniqi u paraqit me Deklaratën e parë si zëdhënës i UÇK-së.

Shaljant, e sidomos Skënderi, fort muhabet na kanë bërë!

5

Ka mbrëmja na u bë me shkue e me i bë homazhe dëshmorëve të kombit, të varrosur ndër do lisa.

Topi më tha: Ja, ky është varri i Komandant Kumanovës, ku e kanë varrosur më 2 dhjetor 1998 (ditë e mërkurë)”.

U ofrova me grua dhe nuk disha çka t’i themë vëllait. Kisha shumë për t’i thënë, por s’e kisha ende të qartë se çka do t’i them. U ula kaçipupa. I çova selam shpirtit të tij me katër dova që i di që kur kam qenë 8 vjeç. Bana Amin!, dhe u ngrita në këmbë.

Prej aty shkuam në Banjë, te Oda e Bacit Xhelë. Nuk munda më të qëndroja. U dorëzova. Më mundi pagjumësia. Aty ka ora 23.46 minuta rashë me fjetë, se nesër, me kismet, kisha me u taku me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Financave të Qeverisë së Përkohshme Adem Grabovcin. Gjithashtu edhe me Lulin (Kadri Veselin).

Mëngjezi i ditës së enjte i 17 janarit 2000 mu duk se erdhi shpejt. Kjo ditë ishte e shejt për mua, sepse është ditë përkujtimi për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun, si dhe për tre Heronjtë e Popullit: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Doja të takohem patjetër me Hashimin në Prishtinë, se më kishte mbetur pikë në zemër, qysh kur isha në burg.

Kur isha në burg, Gruja më vinte çdo të mërkurë për vizitë, dhe vazhdimisht më thonte se Hashimi po e nënshkruan kapitullimin. Unë të shkretës grua nuk i besojsha fare, por i besojsha Hashimit dhe më vonë u kuptua se fjala e saj doli më se e vërtetë. Më vinte inati, si gruaja me qenë ma e mençur se unë! Dhe prej atij momenti kam vendos që gratë t’i respektojë për mençurinë e tyre.

Hyna te objekti ku ishte alamet qeveria. Pas pak i është bërë me dije Çelikut se u takova me te ballëpërballë në koridor. Ndërkohë kaloi Kryesupremi Hashim. Më përshëndeti dhe duke më dhanë dorën dhe tha: Nuk vonohem shumë, kthehna përsëri.

Hymë në një zyrë të madhe, u ulëm. Tu bë Bismila, ja, arriti edhe Kryeministri. Përsëri më përshëndeti për dore dhe pyeti: Kur ke ardhë?

Ulu, – i thashë – t’i ndërrojmë ja dy – tri fjalë.

6

U ulë. Nuk vonoi dhe një vajzë 16-17 vjeçare, me mini të shkurtër, na solli kafe me ujë të pusit, në gotë.

O Hashim, për hajr qeveria! – i thash, dhe vazhdova – Si u bë që UNMIK-u, miqtë e Serbisë, me ju dhënë ultimatum që në fund të muajit me ua dorzu çelsat. Kështu e ka, kur nuk respektohet dhe anashkalohet faktori i brendshëm, populli liridashës e shumë i vuajtur e i përvluar prej pushtuesve e prej sojit të vetë.

Hashimi, nuk priti me krye muhabetin – më tha – “Më fal Bac, se Buja, i madhi e i trashi po më presin, se kam adalet mbledhje me ata të pushtetit lokal. Sa i takon luftës e ushtrisë, fol me Fatmirin, ky është zv/ministër i Mbrojtjes dhe ta shpjegon ma mirë, se vallai mos me shku tek Buja, nuk bën, më tha Hashimi dhe u ngrit.”

Hajt, shko, se edhe unë nuk kam kohë ma shumë me ndejtë këtu. Ndërsa ndër veti – në heshtje, thashë: Shko e mos u kthefsh kurrë më! Sa më larg tokës së shejtë shqiptare aq më mirë, se pa ty shqiptarët janë shqiptarë, krenar e me

dinjitet. Ndejta edhe pak dhe dola, se mendjen e kisha te Ministri i Financave Adem Grabovci.

Më shoqëronin vetëm dy ushtarë lirie.

Derisa ushtarët shkuan me kërku A.Grabovcin, unë u ula në një lokal para Shtabit të TMK-së (në podrum). Ishte lokal i dy vllezërve nga Besiana, të cilët shpejt e kuptuan se kush jam dhe bënë shumë muhabet. Ata dy ushtarët e lirisë e kishin gjetë Adem Grabovcin. Ademi kur më pa u turr të më marë n’grykë. I thashë: Mos provo të më përqafosh, se, qafa, duart dhe tërë trupi im janë të shenjtë. Ulu aty ku je e ngomë njëherë.

Adem, – i thashë, një kohë kemi qenë shokë ideali, tani kanë ndryshuar punët për të keq, si për popullin ashtu edhe për juve paska fillu teposhtëza. O Adem, Fondi i shenjtë «Vendlinda Thërret» mos vallë është i yti, i babës apo miraz gruaja ta ka pru në çezë? Ku e keni marrë atë të drejtë me ia ndërru emrin Fondit të Shejt të UÇK-së, o Adem?

“Paj bac, po vallahi bac u desht”…, nuk i përfundonte fjalët kurrësesi.

Mirë bre Adem, Peja jote është çlirue, por me këtë Fondin e Kosovës pse luani? Pse po luani me paret e shejta të këtij populli? Çfarë geni e gjaku keni, bre? Kështu si po veproni, nuk keni gjak shqiptarit, jo! Bile as të maxhupit – Jo! Hajt,

7

Adem, hajt, shko bëj biznes, se të ka ardhë vakti me ba qefe, biznese e pashallëqe.

Shkoi dhe nuk e lashë të më përshëndet. Dola dhe u nisa me shkue te Luli (Kadri Veseli), me ja këthy vizitën. Këta ushtarët e lirisë, krejt birat i kishin ditë. Në rrugë e sipër u ndalë një xhip para nesh, nja 16 m. larg. Një burrë i gjatë mu drejtua ka unë. Kur po shohë, ishte Shaip Muja!

O, Bac! a paske dalë me na pa, a!?

Po, mor bacës, erdha se më ka marrë malli me ju pa, sa kjo bora e sivjeme. Por çka janë gjithë këto çina që po të rëndojnë, o Shaip Muja!? Prej kur je ba Nënkolonel pa qenë asnjë ditë në luftë, e pa dhënë betimin si ushtar lirie? Haj medet haj! Po çka u bë me ato medikamente që t’i sillnim me kamion në çdo 3-4 javë, a i shite apo çka ju bane o Shaip? Më treguan se atje poshtë e kishit ba një restorant të madh. Qysh po duket, Fondi „Vendlidja Thërret“ gjysmën e

Prishtinës e paska ble! Hajt Shaip hajt, këtë xhip s’e ka as kryetari i Zvicrës…! Mjerë populli e mjerë Kosova në krye me ju. Iku, por dorën nuk ja dhashë.

Pas pak arrita te Luli.

Ata ushtarët e lirisë mbetën te dera jashtë, ndërsa unë hyna në atë farë ndërtese në katin e parë, ku kishte zyrën e tij Luli si shef i Shërbimit të Fshehtë. Në koridor kishin qenë tre të rij, dhe atij të parit që e kisha më afër i thash se jam filani. Ai i treti ndëgjoi dhe hyni mbrena në zyrën e Kadris me i thënë se ka ardhë dikush me ju taku. Kur doli nga zyra më tha se shefi është i nxanun, duhet me prit pak! Eja mbas meje më tha, dhe më çoi në një skutë ku i mbushin batertitë e telefonave. Ma ofroi një karrikë druri të çarë dhe shkoi te vendi i vetë. U lodha tu pritë gati 1.46 minuta, dhe kur u bënë 2 orë e 6 minuta erdhë ai djali i ri, (me flokë krejt të rrume), dhe më tha: Eja mbas meje!

Kur hyna, Luli kishte qenë t’u bisedu me dikë, dhe mbaj mend se i tha atij, të më falësh se më ka ardhur një njeri i madh.

Doli prej asaj si byroje ku ishte dhe ma zgjati dorën duke më uruar mirëseardhje në Kosovën e lirë. Bashkë me Lulin ishin edhe dy-tre vetë tjerë. Vetëm Ekrem Jasharin e njoha. Pas 5-6 minutash hynë Elezi i 1985-ës, Elmi Reçica, Halit Naxhaku dhe Isa Demiri.

8

Sa filluam të pyesim njëri – tjetrin, për tu futur në muhabet, cingërroi telefoni, u lajmëruan G2 (SHIK-at) e pasluftës, i treguan shefit se diku në kufi i kanë zënë 20 çisterna me karburant. Kadri Veseli, pasi mbaroi bisedën në telefon, tha: “Me këtë rast del edhe për Bacën diçka”!

U pa se nuk kishte atmosferë për bisedë, u përshëndetëm ashtu si mundëm dhe Lulin nuk e kam parë më, deri më 25 Gusht 2008 (e hënë), kur isha te varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.

***

Më 23 Janar 2000 në mbrëmje, Jonuz Musliut ja dhamë një thesë me emblema të UÇPMB-së dhe u nis me mision në Kosovën Lindore ku po bëhej gati UÇPMB-ja për luftë, ndërsa më 24 Janar Haxhi Shala -Topi, mua dhe gruan time na përcolli deri në kufi me Shqipërinë për tu kthyer nga Tirana në Zvicërr, sepse i kishim biletat kthyese të aeroplanit nga Tirana për në Cyrih, për datën 25 Janar. Për shkak të borës së madhe nuk shkuam mëtutje, dhe u detyruam me u kthy përsëri në Prishtinë. Të nesërmen (25 Janar) udhëtuam me aeroplan nga Prishtina në Rinas (Tiranë), dhe biletat i pagoj Shtabi i TMK-së. Meqë nuk arritëm me kohë në Rinas, fluturimi për Cyrih dështoi, dhe na u deshtën edhe 200 DM shtesë për biletën e “djegur”, por unë nuk i kisha. Në Tiranë, takova një veprimtar Hamëz Morinën dhe pasi ia tregova hallin tim, më siguroj se ato para do t’i gjej diku. E mbajti fjalën. 200 DM i kishte marrë te Gani Thaçi (vëllai i Hashim Thaçit) i cili në Tiranë e kishte hapur një argjentari! Biletat i siguruam dhe më 26 Janar 2000 (e mërkurë) nga Rinasi fluturuam për në Cyrih të Zvicrës.

(…)

Fribourg (CH), 6.Gusht 2012

MURAT JASHARI – BACA

Orizare-Kumanovë





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top