You Are Here: Home » Shqip+ » FOTO » Ora më e shtrenjtë në botë – FOTO

Ora më e shtrenjtë në botë – FOTO

Një prodhues orash nga Zvicra zbuloi sot atë që mund të quhet pa frikë ora më e shtrenjtë në botë.Ora e re e Hublot kushton 5 milion dollarë dhe është punuar me ar të bardhë dhe është veshur me diamante.
Në total ka 1292 diamante dhe gjashtë prej tyre janë më shumë se tre karatë. Kompania Hublot, në pronësi të gjigandit francez të luksit LVMH, thotë se për të përgatitur këtë orë kanë punuar për 14 muaj 17 njerëz.
Hublot, që i shet zakonisht orat me një çmim prej 24 mijë dollarë, do e prezantojë këtë xhevahir në një panair bizhuterish.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top