You Are Here: Home » Shqip+ » FUN » Pastron dhomën dhe gjen biletën fituese në loto

Pastron dhomën dhe gjen biletën fituese në loto

Tmerri i adoleshentëve është të pastrojnë dhomën e tyre të rrëmujshme, por kur gjen në të një biletë fituese llotarie nuk është aspak e tillë. Ky ka qenë fati i një 19-vjeçari skocez. Pas një zënke me nënën e tij, Ryan Kitching nisi të pastronte dhomën dhe gjeti 12 bileta të vjetra, thotë Daily Telegraph.

Bileta fituese kishte një vlerë prej 50 mijë paund. “Mami më kishte thënë prej javësh se duhet të pastroja dhomën time, kështu që fillova të pastroja dhe gjeta biletat. Herën tjetër kur të më thotë nuk do ta mendoj dy herë”, rrëfen Kitching.

 

.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top