You Are Here: Home » Lajme » Sali Berisha: Marrëveshja e Ohrit e harruar. Jep sinjale për opozitën shqiptare të veproje

Sali Berisha: Marrëveshja e Ohrit e harruar. Jep sinjale për opozitën shqiptare të veproje

Kryeministri shqiptar Sali Berisha sot ka theksuar se ndjen keqardhje që Marrëveshja e Ohrit akoma nuk është zbatuar dhe ajo sot është harruar fare, kështu duke humbur edhe rëndësinë ndërkombëtare ky dokument.

“Në vitin 2001 u zhvillua një luftë në territore të gjera të Maqedonisë dhe u arrit në një marrëveshje ndërkombëtare, që njihet si Marrëveshja e Ohrit. Ne e përshëndetëm këtë Marrëveshje në mënyrën më të vendosur e të bindur se ajo, e zbatuar, do të japë paqe e stabilitet në Republikën mike të Maqedonisë. Por cila është situata sot? Ka një progres të padiskutueshëm në zbatimin e Marrëveshjes, sikundër ka mangësi të pajustifikueshme në zbatimin e saj. Dëgjoni të flitet më për këtë Marrëveshje në rrafshin ndërkombëtar? Është harruar fare. Gabim shumë i madh.”

Dhe më tej Berisha shton se “në qoftë se ajo harrohet, ju garantoj se rryma tjetër, që thotë se ajo është tejkaluar, do të arrijë gradualisht të bindë njerëzit se ajo nuk është më e vlefshme. A kemi një rrymë në forcat politike shqiptare në Maqedoni që thonë se Marrëveshja nuk ka më vlerë, se është tejkaluar? Sigurisht kemi”./Almakos

© 2008-2013 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top