Spektakli i Ronaldinjos në Brazil – VIDEO
Një gol në stilin e atyre që shënonte njëherë e një kohë me Barcelonën, nuk i ka mjaftuar Ronaldinjos për të qenë vendimtar me skuadrën e tij. Në derbin kundër Kruzeiros, skuadrës së të njëjtit qytet, futbollisti brazilian ka shkëlqyer me një gol të nisur që nga mesfusha.
Por festa e Ronaldinjos u prish nga goli i barazimit 2-2, që firmosi Mateus në shtesë, ndërsa ra në sy koha e gjatë e rikuperimit në një ndeshje që zgjati më shumë se 100 minuta.
Atletiko Mineiro kryeson kampionatin brazilian dhe synon titullin që mungon prej 40 vjetësh në këtë klub.