You Are Here: Home » Sport » Synimi i parë – Thiago Silva

Synimi i parë – Thiago Silva


Gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona tashmë kanë bërë të ditura synimet e tyre për tregun e verës. Ky lajm më së shumti rrezikon kampionin italian, AC Milan, pasi njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe njëherë shtylla e mbrojtjes rosonere, Thiago Silva gjendet në krye të listës së dëshirave të Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo e fundit ka ndarë 30 milionë euro për të transferuar brazilian që shihet si zëvendësues perfekt për Carles Puyolin e plakur. E së bashku me të, Pep Guardiola do të provoj të sjell edhe mbrojtësin e majtë uellsian, Gareth Bale. Për të dy këta Barcelona ka planifikuar të shpenzojë 50 milionë euro gjatë verës.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top