You Are Here: Home » Showbiz » Të gjithë konkurrentët në “Dancing with the stars”

Të gjithë konkurrentët në “Dancing with the stars”

Është plotësuar tashmë lista e konkurrentëve të “Dancing with the stars”. Mediat ka zbuluar javë pas jave emra të rinj konkurrentësh dhe sot do të ofrojmë listën e plotë të tyre. Emrat e konkurrenteve femra tashmë janë zbuluar dhe siç dihet ato janë: Elvana Gjata, Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri, Ornela Bregu, Anjeza Maja, Zhaku (Inida Gjata) dhe Niada Saliasi. Kurse për sa u përket meshkujve konkurrentë, këtë vit do të shohim në përballje televizive: Bujar Kapexhiun, Vedat Ademin, Artan Imamin, Dren Abazin, Xhani Shqerrën dhe Seldi Qalliun. Emrat e dy konkurrentëve të fundit ishin të pazbuluar, por tashmë gjithçka është e qartë dhe kjo është lista zyrtare e konkurrentëve që do të marrin pjesë në këtë spektakël të vallëzimit të VIP-ve.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top