You Are Here: Home » Lajme » Tekstet shkollore vazhdojnë të jenë me gabime gjuhësore – FOTO

Tekstet shkollore vazhdojnë të jenë me gabime gjuhësore – FOTO

Shkup – Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kultura e një shoqërie niset kryesisht nga librat e shkollës fillore. Duke mos anashkaluar problemet tjera, një neglizhencë mjaftë e qartë ndodh edhe në formulimin e titujve ose përkthimin e materialeve shkollore për fëmijët. Bëhet fjalë për librin “Mjedisi im” që është në dispozicion për klasën e tretë të shkollës fillore dhe që në faqen e parë ka gabime me një fjalë qesharake të drejtshkrimit.
Libri mjedisi im me redaktor të botimit origjinal Mr. Eli Makazlieva është botuar në gjuhën shqipe nga Refail Sulejmani. Në ballinë të libri vërehen gabimet si psh. në vend të fjalës “Libër” është shkruajtur “Libëri”, në vend të ndonjë fjalë më adekuate për ekzistimin e një libri tjetër që në fakt mund të ishte “bashkangjitur” është vendosur fjala “pasardhës”. Janë këto gabime të cilat nuk duhet të ndodhin asnjëherë, kur bëhet fjalë për një tekst shkollor i cili si bazë të konceptit të vet ka edukimin e nivelit sa më të lartë të fëmijëve. Kemi arritur edhe të marrim një foto mbi librin në fjalë, kur të gjithë do të keni mundësi të vëreni pakujdesinë e cila sjell një pikë dyshimi, mbi seriozitetin e botuesve dhe përkthyesve në lidhje me shkrimet dhe përkthimet e teksteve shkollore.

K.A/Shqipmedia





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top