You Are Here: Home » Auto & Tech » Telefoni më i vogël në botë

Telefoni më i vogël në botë

139223Teknologjia na suprizon e befason çdo dite e me shume. Por ky telefon qe shohim ne ekran eshte vërtet i veçante, aq sa ne Britaninë e Madhe ka thyer edhe rekordet e shitjeve. Është telefoni me i vogël ne bote, vetëm 2 cm i gjere dhe 3 i gjate, kushton 50 paund, e per këtë arsye nje nga te preferuarit e te burgosurve për te kryer telefonata ilegale, pa u diktuar nga rojet. Në shitje në Ebay këta minicelulare mund të fshihen shumë mirë nga rojet e burgut e mund edhe te mbahen ne dore thjesht si çelësa, kjo fale këllëfit qe telefonit i vihet përsipër. Vetëm ne 3 muajt e fundit, sipas tabloideve ne Britani, janë shitur nëpërmjet porosive ne internet mbi 7 mije çelësa makinash te tipit BMW, Ferrari apo Bentli, bashke me karta ne to. Përdorimi i celularëve në burg, është një krim i dënueshëm me dy vjet heqje lirie. Deri tani janë konfiskuar rreth 41mijë të tillë. Per Ministrinë e Drejtësisë ne Britani, konfiskimi i tyre është kthyer ne një sfide me vete.





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top