You Are Here: Home » Lajme » Thaçi takoi Ambasadorin Vahlund

Thaçi takoi Ambasadorin Vahlund

Tetovë – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi në selinë qendrore të partisë takoi Ambasadorin e Suedisë në vend z. Lars Vahlund.

Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike në vend, zhbllokimi i procesit integrues të vendit dhe tema të tjera me karakter politik.

Kryetari i PDSH-së në takim është shprehur se PDSH-ja do të mbajë qëndrim konstruktiv dhe do të vazhdojë të angazhohet për zhbllokimin e proceseve integruese të vendit, mirëpo është Qeveria ajo që duhet të tregojë angazhim më serioz për zgjidhje të këtij problemi, e sidomos pala shqiptare në pushtet, BDI e cila deri më tani ka luajtur vetëm rol margjinal në pushtet.

© 2008-2012 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top