You Are Here: Home » Lajme » Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

himareNjë ngjarje tronditëse ka ndodhur në lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë, e cila është transportuar në koma në Austri dhe rezulton të jetë shtatzënë, pas i mendohet se mund të jetë përdhunuar gjatë kohës që ishte e pavetëdijshme.

Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim, e vëllait të vajzës, Florie Peci, dhe ky hetim do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.

Vajza e mbijetuar Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:

“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri  dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej”.

Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër.

Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.

Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë./Shqipmedia





© 2008-2014 fuqizuar nga Shqipmedia.com

Scroll to top