Loading...

Portret/ John Bolton, njeriu që pëshpërin në veshin e Trump për ndarjen e Kosovës

bolton-1024x555.jpg

Këshilltari presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton është rikthyer idesë së mbështetjes së ndryshimit të kufinjve pas takimit të tij në Uashington me Hashim Thaçin. Ky ujk vjetër i administrative republikane, cili ka punuar njëkohësisht për Reganin, bushët babë e bir dhe së fundi për presidentin aktual është idhtar atyre rrymave konservatore që e marrin si të mirqenë faktin se nuk përbën asnjë mëkat, që akset e politikës së jashtme amerikane të ndryshojnë. Ai mbahet si një nga partizanët e ndryshimit të sotëm të administratës Trump për qëndrimet ndaj Iranit, marrëveshjes së Parisit për klimën, apo për konfiktin Izrael –Palestinë.
Ndoshta për këtë shefi diplomacisë serbe Ivica- Daçiç shkoi të takohet me të disa muaj më parë, pikërisht për të nxitur një ndryshim të ri në raportet shqiptaro –serbe.

Sipas një shkrimi të gazetës franceze “Le monde”, të përcjell nga Lapsi.al, që në gusht të këtij viti ia mvesh këtë meritë edhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner, Daçiç mori një shkelje syri në kryeqytetin amerikan. Ai deklaroi gjatë vizitës në ShBA se gjërat kanë ndryshuar dhe Këshilltari për sigurinë kombëtare nuk do ta zhgënjente: “Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar(…). Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve” tha ai në fund të gushtit që shkoi në një konferencë shtypi në Kiev.

Menjëherë, opinioni dhe diplomacia botërore u ndanë në dysh. Ndërsa Thaçi dhe Haradinaj e patën hedhur tezën e tyre për të cilën punonin prej një viti shumë njohës së Ballkanit e konsideruan këtë si një hapje të kutisë së Pandorës ndërsa kancelaria Gjermane Anxhela Merkel lëshoi ultimatumin: Kufinjtë e ballkanit “janë të paprekshëm”.

Por nëse diplomacia Serbe e cila kishte marrë që më parë edhe konsensusin e Hashim Thaçit pati trokitur në dern e John Boltonit, ajo nuk kishte gjetur adresën e gabuar. Sepse përpos faktit se është një idhtar ndryshimit të qëndrimeve diplomatike tradicionale, ai ka dhe arkivë të pasur në konfliktin shqiptaro- serb. Lapsi.al i është rikthyer asaj:

Më 1999 ka qenë njohur qëndrimi tij kundër ndërhyrjes së NATO-s për bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës. Teza e tij askokohe, ndryshe nga idealet humanitare për të cilat fliste Klinton dhe Toni Bler ishte e thjeshtë: Pse duhet të prishemi me Rusinë për një vend të vogël që nuk na hyn në punë.
Edhe plot 9 vite më pas John Bolton nuk pati ndryshuar qëndrim. Ndërsa Prishtina përgatitej të shpallte pavarësinë ai shkruante: “njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedencë me pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme për shumë regjione në botë”. Në këtë artikull të “Ëashington Times” me titull “Ëarning light on Kosovo”, ku ai nëshkruan krahas me ish-sekretarin e Shtetit, Eagleburger dhe ndihmëssekretarin e Mbrojtjes Peter Rodman idenë se: “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesën për ta ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e saj nuk është në interes të SHBA-së”.
Pra nëse shihet me kujdes, Bolton ka qëndruar besnik ideve të tij dhe ai po përpiqet ti shtyjë përpara ato. Ai yn tek skifterët e kërkojnë një ndryshim radikal për politikën amerikane ndaj Kosovës, ndryshe nga ryma e përfaqësuar nga ish ambasadorja e ShBA në OKB, Niki Halley e cila në 21 shtator u tha gazetarëve: “Nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë” deklaroi ajo në një reagim qe e pasqyroi edhe Lapsi.al.

Në fund të tetorit shtypi serb shkroi për një takim me dyer të mbyllura midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ku është diskutuar ideja se SHBA dhe Rusia të bëheshin protektorët ndërkombëtarë për marveshjen e mundëshme të ndryshimit të kufinjve.

Në fakt sado konspirative të duken këto informacione, një gjë është e qartë si drita e diellit. Qëndrimet e Moskës dhe të Uashingtonit nuyk kanë qenë kurrë më afër sesa sot. Nga njëra anë diplomacia Ruse thotë se pranon çdo marrëveshje që e pranon edhe Serbia kurse krahu radikal Bolton pretendon se nëse problemi zgjidhet nga dy palët, askush nuk ka pre e kundërshton më pas ndërkombëtarisht.

Pikërisht tek ky njeri, që flet në vesh Trumpit për të ndarë kosovën trokiti pardje Hashim Thaçi. Pas takimit Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje. A do të ndodhë ajo ashtu sikurse e kanë paraqitur Vuçiç dhe Thaçi dhe siç e ka përkrahur Boltoni. Zërat e atyre që kërkojnë ruajtjen e linjës tradicionale brenda Shtëpisë së bardhë po bëhen më të dobët. Ashtu siç rrëfen në librin e tij “Turp” gazeari i vjetër Bob Woodward, vetë Trumpi tall ata si “demokratë”. Prandaj shancet që këmbëngulja e një njeriu që ka qenë kundër Kosovës edhe në 1999 dhe në 2008, ta shpjerë përpara idenë e ndarjes nuk janë të vogla.

Komentet
Top