Loading...

Posta e Kosovës nderon dëshmorët Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi

largea_250_200_16_02_16_30944_luan_haradinaj_skender_rexhepi1455631197-645x478.jpg

 

Në prag të 8 vjetorit të Kosovës, Posta e Kosovës ka promovuar të martën pullat postare kushtuar dy dëshmorëve Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi.

Në ceremoninë e mbajtur në Postën e Kosovës kanë marrë pjesë anëtarë të familjes Haradinaj dhe Rexhepi, bashkëluftëtarë të dy dëshmorëve, deputeti Rafet Rama, Isa Krasniqi, Besim Rexhepi e të tjerë si dhe zyrtarë nga Posta e Maqedonisë.

“Luan Haradinaj është një prej figurave më të shquara të UÇK-së, është ndër pushkët e para qe dha kushtrimin për liri. Vepra tij por edhe e tërë familjes Haradinaj është pjesë e ndritur e historisë së popullit shqiptar me të cilën mburremi të gjithë”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha, gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe dëshmorët e saj janë themeli i lirisë dhe shtetit tonë.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Gjeneral Luan Haradinaj është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Bashkëluftëtari Luanit, Skënder Rexhepi nga Mrasori i Rahovecit në moshë të re iu bashkua Lëvizjes Ilegale, atdhetarëve më të devotshëm të Kosovës. Së bashku me shokët e tij, në fillim të viteve të 90-ta, Skënderi nuk do të kursej asgjë për përgatitjen e kryengritjes së armatosur.

“Dëshmori Skënder Rexhepi është ndër pjesëtarët e parë dhe bashkëthemelues i celulave të para të UCK-së. Skënderi ishte Komandant i njësiteve ushtarake ‘Hekuri’. Shtëpia e tij ishte bazë e fuqishme dhe e sigurt e UÇK-së”, ka thënë kryeshefi Hoxha.

Dëshmori Skënder Murat Rexhepi është dekoruar me Medaljen Luftëtari i Lirisë “Adem Jashari”.

Në shenjë respekti, Kryeshefi Sejdi Hoxha u ka dorëzuar familjes Haradinaj dhe familjes Rexhepi, pullat postare të punuara në bronz si dhe pullat postare në kornizë.

Për emetimin e pullave postare, Postën e Kosovës e kanë falënderuar Daut Haradinaj dhe djali i dëshmorit Skënder Rexhepi, Altini.

Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të përkujdeset që vlerat tona historike dhe kombëtare të promovohen përmes imazheve të pullave postare./gazeta blic

 

Komentet

Leave a Reply

Top