Prekëse, djali i Muhamad Ali është i varfër – zbulon detaje interesante – FOTO

auto_ali-j_1465056742-36570581465061700.jpg

Muhammad Ali ishte i ndarë nga djali i tij natyral deri në ditën kur vdiq

Djali i Ali-së, Muhammad Ali Jr, i cili jeton në varfëri tash e disa vite në një nga lagjet më famëkeqe të Chicagos në pjesën Jugore, shkruan Daily Mail.

Në intervistën e fundit, dhënë dy muaj më parë, Ali Jr e kishte pranuar se nuk i interesonte çfarë po ndodhte me babin e tij dhe tash e sa kohë po përkujdesej për gjyshin nga ana e nënës, i cili ironikisht vuan po ashtu nga Parkinsoni.

“Po mundohem të jetojë jetën, që të jem mirë. E kam takuar në ditëlindjen e tij të 72’të, pastaj në atë të 73’të. Ia urova ditëlindjen, por nuk më ktheu përgjigje. Por, e di se ka qenë nga sëmundja Parkinson. E di që ka qenë në gjendje të keqe. Nuk bisedoi për babain tim me motrat e mia”, kishte thënë Ali Junior.

“Edhe gjyshi im e ka sëmundjen Parkinson. Nuk mendoj për babain tim, kur gjyshi im është në Flossmoor. Jam më i afërt me gjyshin se sa me babain. Thënë të vërtetën nuk më intereson aspak se çfarë ndodh me të”, kishte deklaruar Ali Junior.

auto_ali-j-3_1465056720-18160001465061702 auto_ali-j-5_1465056724-32945461465061705 auto_ali-j-6_1465056734-231201465061707

Komentet

Leave a Reply

Top