Loading...

Presidenti francez krenar: Buka bageta duhet të jetë pjesë e UNESCO-s

60844324.jpg

Lloji i bukës, bageta, duhet të shtohet në listën e pasurisë kulturore të UNESCO-s, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton BBC.
“Bagetën e ka zili e gjithë bota”, ka thënë ai, në mbështetje të asociacionit të furrtarëve francezë, të cilët janë duke bërë kërkesën.
Lista e Unesco-s synon të ruajë traditën nga globalizimi.
Komiteti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore jo-materiale takohet çdo vit për të shqyrtuar nominimet.
Bageta tradicionale është e mbrojtur me ligj në Francë nga viti 1993.
Për t’u cilësuar bagetë tradicionale, ky lloj i bukës duhet të përgatitet nga katër përberës: miell i bardhë, ujë, maja dhe kripë.

Komentet
Top