Presidenti i një shteti aziatik: Kur isha adoleshent kam vrarë një person

2017721231242763.jpg

Deklarata e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte se, kur ishte adoleshent kishte vrarë me thikë një person, mund të jetë pjesë e një shakaje, deklaroi sot zëdhënësi i tij.

Por, duket se presidenti Filipineve ka qënë serioz në pohimin e tij.

Presidenti Duterte ishte duke mbajtur një fjalim për komunitetin filipinas në qytetin Da Nang, në Vietnam, dje në mbrëmje, kur deklaroi se kur kishte qenë 16 vjeç, kishte vrarë një person me thikë.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se ishte i gatshëm të shkonte në burg dhe të vriste për bashkatdhetarët e tij.

“Burg? Unë kam qënë disa herë në burg kur isha ende një adoleshent. Në moshën 16-vjeçare kam vrarë dikë me thikë”, deklaroi Duterte.

”Kjo ngjarje duket më shumë si një shaka”, tha sot zëdhënësi i presidentit, Harry Roque.

“Unë mendoj se e gjitha kjo është një shaka,” tha ai.

“Presidenti përdor gjuhën e betimeve kur ai është përballë filipinasve jashtë shtetit. Nuk është hera e parë që Duterte flet për vrasjen e një personi”, shtoi ai.

Në dhjetor të vitit 2016, ai tha se ai kishte qëlluar me armë zjarri ndaj kriminelëve të dyshuar për t’u treguar oficerëve të policisë se edhe ata mund ta bënin këtë.

Ndërsa në vitin 2015, Duterte tha se kishte vrarë të paktën tre perona të dyshuar për rrëmbim dhe përdhunim në qytetin jugor të Davaos, gjatë kohës që ai ishte kryetar i bashkisë për më shumë se 20 vjet, përpara se të bëhej president.

Komentet
Top