Prezantohet koncepti që shënon 100 vjetorin e BMW-së – FOTO dhe VIDEO

20160307152536723646.jpg

Kompania BMW sot feston shekullin e ekzistimit, dhe siç është njoftuar, bavarezët për këtë rast do të prezantojnë konceptin e tyre të ri.

Kremtimi është duke u zhvilluar nën sloganin “The Next 100 Year”, dhe emri i këtij koncepti të ri për këtë rast është BMW Vision Next 100 Concept.

Fjala është për Sedanin futuristik, për të cilin thuhet se theksi i tij qëndron mbi teknologjitë e së ardhmes, përmes të cilave BMW-ja beson se do të dallohet për nga veturat futuristike.

Ky Sedan futuristik dallohet edhe për nga koeficienti i rezistencës së ajrit (0.18) dhe karakterizohet me karrocerinë e ndërtuar nga fibra të karbonit, dyert të cilat hapen në ajër (lartë), mungesë të shtyllës B, transmeton Koha.net. Po ashtu karakterizohet edhe me interier të ndërtuar nga materialet e riciklueshme dhe të rinovueshme, si dhe me sistemin e tërheqjes autonom. Këtu duhet theksuar edhe se ky Sedan posedon modulin “Boost”, ku shoferi ka kontroll të plotë, si dhe “Ease” ku vetura vetë-vozitet.

BMW ka përgatit edhe sistemin e ashtuquajtur “Alive Geometry”, i cili përbëhet nga rreth 800 trekëndëshat në lëvizje, të ndërtuar në panelin me instrumentet dhe disa pjesë të paneleve anësore.

“Alive Geometry” është zhvilluar si një metodë për përmirësimin e bashkëveprimit në mes të shoferit dhe veturës, duke përdorur sinjale intuitive për të paralajmëruar shoferët rreth situatave potencialisht të rrezikshme.

Sa i përket dimensioneve, BMW Vision Next 100 Concept është i gjatë 4.9 metra dhe i lartë 1.4 metra (një metër më pak se Serie 5).

Vision Next 100 Concept është njëri nga katër konceptet të cilat i planifikon BMW Group.

© KOHA

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top