Loading...

Princi arab: Turqia është pjesë e “trekëndëshit të së keqes”

1396081715130444112448594.jpg

Princi saudit Mohamed bin Salman deklaroi se Turqia është pjesë e “trekëndëshit të së keqes” së bashku me Iranin dhe grupet militante ekstremiste islamike.

Siç publikoi sot gazeta egjiptiane “Al Shuruk”, princu saudit, gjithashtu, e akuzoi Turqinë se po tenton të ripërtërijë Kalifatin islamik, i cili nuk pati sukses para më shumë se një shekull me rrëzimin e Perandorisë Osmane.

Gazeta vlerëson se komentet e këtilla janë pasqyrim i dyshimeve të thella të Arabisë Saudite ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan, duke pasur parasysh se Ankaraja qëndroi në anën e Katarit në kontestin në këtë shtet me Arabinë Saudite dhe disa vende të tjera arabe, të cilat e akuzuan Dohën për mbështetjen e islamistëve radikalë në rajon.

Përveç kësaj Turqia filloi nismë me Iranin, rivalin kryesor të Arabisë Saudite në Lindjen e Afërt, për uljen e tensioneve në Siri, ndërsa shefat e shtatmadhorive të armatës iraniane dhe turke shkëmbyen vizita vitin e kaluar.

Komentet
Top