Loading...

Prishtina e viteve 1971 deri 1981

received_1869286886477983.jpeg

Mr.Sci. Musa Musai.

Kosova u bë vendi i shenjtë për shqiptarët, sidomos pas vitit 1970. Gjithë rinia shqiptare, dëshironte të shkollohej dhe studiojë në Prishtinë. Në Univerzitetin e Prishtinës, pas vitit 1970, numri i studentëve, vazhdimishtë rritej. Faleminderit Kosovë që na pranove, na dhe dituri profesionale, guxim, dashuri kombëtare. Të gjithë studentët të cilët regjistroheshin në fakultete të Univerzitetit të Prishtinës, jepnin mudin maksimal, që sa mëparë të diplomojnë, të jemi student shembullor dhe sa më pare të këthehemi në Strugë në vedlindje me diploma Uiverzitare.

Për çdo vit numri i studetëve shqiptar, nga Struga dhe prej qyteteve të tjera të Maqedonisë, në Univerzitetin e Prishtinës vazhdimishtë rritej. Thuaj se të gjithë xënësit të cilët mbaronin shkollën e mesme në Strugë, regjistroheshin në Prishtinë Univerzitetin Prishtinës.
Prishtina për ne studetët shqiptar, u bë Mekja e dijës, shkencës, kulturës, artit dhe patriotizmit kombëtar. Atje rinia studentore shqiptare, takohej me student shqipëtar nga të gjitha visët shqiptare. Kështu lindi njohja në mesëvedi, lindi respekti, u krijua mundësia e bashkimit shpirtëror kombëtar shqiptar midis studentëve. Prishtina atyre viteve numronte afro 60.000 student shqiptar, poashtu edhe nxënës të shkollave tetëvjeçare dhe të mesme.

Për rini të dendur që kishte Prishtina, atyre vitëve ishte qyteti më i ri në Botë. Në Prishtinë frymonte rinia, intelegjenca e ardhshme e cila për çdo ditë brumosej prej pedagogëve hero të arsimit. Ishte revolucion i vërtetë kombëtar, për moshën rinore që kishte. Kjo dashuri për shkencë, dije dhe kulturë kombëtare vazhdoi me përmasa të shpejta, të sigurta dhe me atdhedashuri të madhe. Për kundër kushteve të vështira që kishte Prishtina asajë kohe. Univerziteti i Prishtiës nuk kishte qytet studentesk, si kishte Beogradi, Zagrebi, Lublana dhe Shkupi. Jeta studenteske ishte e vështirë për ta organizuar për kushtet që mungonin, konvikte të nevojshëm, menza për tu ushqyer, banesa afër fakulteteve, rrugët ishin të pandërtuara, infrastruktura ishte shumë e papërshtatshme. Prishtina ishte e mbarsur me dhietra probleme të planit urbanistik. Por Kosova asajë Kohe ishte derë e hapur për çdo shqiptar, me të gjitha kushtet që kishte, ishte qytet Hero. Përkundër standrdeve të ulta që kishte rinia studenteske, gjithë ditën, kohë e kalonin duke m;suar, në biblioteka të disa fakulteteve, dhe në Bibliotekën Krahinore, e cila ishte e vogël por na mundësonte kushte për të mësuar, prej orës 6 të mëngjesit, deri në ora 20 të mbramjes.

Në Prishtinë asajë kohe studentët për argëtim, çlodhje, kishin korzon në mbramje, dy kinema, Teatrin Krahinor, Unionin dhe Bozhurin për freskim si dhe disa ushqimore dhe pijetore. Prej ushqimoreve, ishin shumë të theksuara qebaptoret, gjelltoret me ushqime popullore si dhe disa ambëltore.
Shpesh ditëve të diela shihnim futboll KF “Prishtinën” e cila herë ishte në ligën e II të dhe herë në ligën e I rë. Poashtu kishim rastin të shihnim boks i cili përmes Lah Nimanit ishte sporti më i përmendur në Jugosllavi dhe Ballkan. Klubi i boksit “Prishtina” gjithëmon ishte kampione apsolute, bokserët shqiptar fitonin meçet, mbrenda dhe jashtë Prishtinës.

Ndonjëherë shihnim SHKA të ndryshme, nga Prizreni, Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës, ndonjëherë shihnim edhe Ansamblin “Shota”. Kjo ishte Prishtina jonë e dashur e pa harruar e rinisë tonë të dikurshme.
Gjat viteve 1972 studentët filluan të ankohen dhe të krijojnë trazira të vogla, kërkojmë që profesorët serb nga Beogradi të zëvendësohen me profesor shqiptar nga Shqipëria mëmë. Poashtu edhe kjo dëshirë e shumë pritur dhe e pazëvedësueshme na u plotësua. Shumë Pedagog shqiptar nga Univerziteti Shtetror i Tiranës erdhën të japin mësime në të gjitha ata fakultetet ku kishte mungesë të kuadrit, profesorë shqiptar.

Profesor shqiptar erdhën më së shumti për lëndët teknike, mjekësi, shkencat natyrore, etj. Si sot më kujtohet kur ata për herë të parë u paraqite në Amfiteatrin e fakultetit filozofik. Ishte takimi madhështor, dashuri e vërtet, munges e madhe shpirtërore. Profesorët i dëgjonim me kurreshtje me apllauze të gjata. Apllauzët ishin shumë të fuqishme, gjatë dikutimeve të tyre. Në amfiteatër ishte edhe Rektori i parë i Univerzitetit të Prishtinës Akademik Dr.Prof. Dervish Rozhaja me disa profesor. Në amfiteatër kishte edhe njerëz që nuk ishin student, ishin nga të gjitha moshat, rëdësi ka se u përlotëm, se pas aq vitesh përqafuam njerëzit e dashur të kombit tonë. Diskutimin e hapi Prof.Dr. Dervish Rozhajai cili u dha fjalën e rastit profesorëve nga Univerziteti Shtetëror i Tiranës ta marin fjalën. Profesorët ishi fjalë zjarri dhe plot dashuri.

Diskutimin për herë të parë mori fjalën ta përshëndesi Dr. Prof Gjergj Minga. Diskutimi i tij ishte shumë i fuqishëm,vëllazëror, i dashur me plot mallëngjim. Në amfiteatër kishte edhe profesor të tjerë po përmedi vetëm disa prej tyre: Prof. Rexhep Mejdani, Skënder Çiço, Islam Zeko e tjerë, të cilët me pamjet e tyre, vëllezërishtë na përqafuan, sikur deshin haptas të na thonë se edhe këtu është Shqipëri.
Filluam ligjeratat me profesorët nga Shqipëria, por kuptohet se ata ishin yndyra e shkencës shqiptare, ishte kënaqësi të ishte student i tyre.
Kështu dëshira për të studijuar në Univerzitetin e Prishtinës u bë edhe më e madhe. Kosova i pranonte të gjithë shqiptarët, të cilët dëshironi të shkollohen. Prandaj lirisht e them se studentët që ishin jashtë teritorit të Kosovës u banë barrë Kosovës dhe kolegëve, studentëve Kosovar.

Ashtu sikurse studentët nga Kosova të gjitha kushtet barabart i gëzonim edhe ne. Për atë lirisht mundtë them se ishim dhe ndiheshim si në shtëpinë tonë, vëllau te vëllau, të gjitha të mirat i ndanim bashk. Oh kur e kujtojë atë kohë më jep guxim, më jep dashuri, më jep shpirt, më jepzemër më jep rini, më jep nder. Kujtoj shokët nga e gjithë Kosova, studentët nga qytetet e Malit të Zi, Lugina e Preshevës, dhe nga disa qytetet të Maqedonisë. Pra jeta jonë studenteske e dha provimin e bashkimit tonë shpirtëror gjithë kombëtar. Kosova lulëzonte buçiste nga dallgët e valëve shumë krenare dhe të fuqishme studenteske. Rini sytë të shihnin kudo, kudo shihje nxënës, student me çanta, libra në dorë. Të gjithë flisnin për mësime, për pregaditje si dhe për provime të dhëna. Studentët ishin të veshur, të qeshur, të dashur, si asnjëherë, ishin lule të kombit, për të cilën kishin mall ti shohin të gjithë ata që kishin dashur me aq mall ta shohin Kosovën. Besoj se kjo ka qenë dëshira e të gjithë pishtarëve të arsimit, por edhe e Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Gjon Sereqit, Shefqet Bylykbashit dhe shumë të tjerëve.

Në vitin 1970 isha studenti i parë prej Dobovjani, Struga asaj kohe kishte numër të konsiderueshëm studentësh. Unë sot do ti kujtoj disa shok të mi, të cilët nuk janë gjallë, disa gjenden largë vendlindjes, disa të plakur si unë. Me shumë respekt i kujtoj shokët e mi prej Struge: Arif Vinca, Agim Pollozhani, Sherijat Muharremi, Resmi Durmishi, Imer Toska, Xhevat Limanin, Nurijet Kica, Lunike Hani, Abil Qyra, Fadil Nasufi, Nebi Dervishi, Shaqir Sela, Avdi Ziba, Fetar Reçi, Nashir Kica, i cili asajë kohe ishte nxënës i shkollës së mesme mjekësi, etj.
Përmes këtij shkrimi, kam rastin dhe nderin ti përshëdesi dhe ti kujtoj të gjithë kolegëte e mi të katedrës së biologjisë. Veçanërisht kujtoj profesorët e mi, shumica prej tyre nuk janë gjallë. I kujtoj dhe i përshëdesi, ata që janë gjalë dodhta ë moshë të shtyrë: Prof. Dr. Dervish Rozhajën, Prof. Dr. Feriz Krasniqin, Prof. Dr. Beqir Hundozin, Prof. Dr. Ismet Bajraktarin, Prof. Dr. Aqif Qerim, Prof Dr. Imer Hoxhën, Prof. Dr. Mujë Plakollin, Prof. Dr. Abdulla Gecin, Prof. Dr. Fari Zeqirin, Prof. Dr.Gjergj Mingën, Prof. Dr. Islam zekon, Prof Dr. Ahmet Berishën, Prof. Dr. Shaib Rizvanollin, Prof Dr. Faik Rizvanollin, etj.

Komentet
Top